Psikologët japin alarmin për dëmet që po shkakton teknologjia në marrëdhëniet familjare por edhe në psikologjinë e mënyrën e rritjes së fëmijëve. Pikërisht për këtë arsye psikologët japin disa këshilla se si të kuptojmë më mirë fëmijët tanë. Sipas Freud, fëmijët nxiten fillimisht nga nevoja instiktive dhe egoiste, por gradualisht përshtaten me realitetin duke mbartur vlerat dhe rregullat të cilat ua kanë edukuar dhe ushqyer prindërit e tyre. Vlerat dhe rregullat, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ndërgjegjes së fëmijës.
Bazuar në sa më sipër por edhe në rastet që ofron puna e përditshme e psikologëve, ata na japin disa këshilla të cilat çdo prind duhet t’i ketë parasysh kur rrit një fëmijë:
Vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj. Tregoni interes në çdo gjë që fëmija juaj tenton të bëjë apo të tregojë. Kini parasysh që çdo fëmijë është unik në botë dhe nuk është shembull I mirë fakti që ju ta krahasoni fëmijën tuaj me një fëmijë tjetër pasi kjo do të ndikonte shumë tek fëmija duke rritur ndjenjën e inferioritetit.
Para se ta qortoni për diçka, pyesni vehten më parë se përse fëmija juaj e bëri atë veprim apo e tha atë fjalë. Pas çdo veprimi/fjale të tyre ka gjithnjë një arsye.
Vëreni me kujdes dhe shihni se si ndërvepron fëmija juaj, sa social është ky fëmijë? A është ai I gatshëm për të parë/provuar gjëra të reja?
Sa kohë I nevojitet fëmijës tuaj të ambjentohet me një ambjent të ri apo lodra të reja?
Një factor tjetër shumë I rëndësishëm në psikologjinë e fëmijës është edhe koha që ju shpenzoni me ta. Sa më shumë biseda të ngrohta dhe diskutime ju vlejnë shumë ju për të kuptuar më mirë botën e tyre/këndvështimet e tyre.
Luani me fëmijët tuaj! Duke lozur me fëmijën tuaj arrini që jut ë bëheni një shok/shoqe e mirë për të. Mënyra se si e sheh botën si edhe fantasia e një fëmije shpaloset më së miri gjatë lojrave.
Por edhe ideja e të ulurit së bashku, pa folur për pak kohë si edhe të qëndroni I përqafuar me fëmijën tuaj është shumë domethënëse për të. Përveç faktit që ai do të ndihet më I sigurtë mëson gjithashtu edhe të japë e të marrë dashuri.
Fëmijët kanë nevojë që atë kohë që do I dedikoni atij të mos e ndani me askënd apo me asnjë lloj aktiviteti tjetër. Fëmija juaj dëshiron që të jetë ai qëndra e vëmendjes dhe t’I jepet rëndësia e duhur, në të kundër do të ndihet I diferencuar.
Mjedisi nga I cili rrethohet fëmija është shumë I rëndësishëm. Janë të shumtë faktorët mjedisorë që mund të ndikojnë në sjelljen e fëmijës, si p.sh. personat që e rrehtojnë në atë mjedis etj…
Përpiquni të kuptoni se si funksionon truri I fëmijës tuaj. Me anë të mëtodave të ndryshme përpiquni që t’ia zhvilloni sa më shumë madje mënyra më e mirë janë puzzles.
Punoi :Cataleya!
eraeveriut.com


Leave a Reply