A keni qënë ndonjëherë në Pragë?
Praga është me të vërtetë përrallore…!!! Një ndër gjërat më të bukura të saj është edhe Ora Astronomike e Mesjetës.
Kjo orë u ndërtua në vitin 1410 nga një orëbërës me emrin Mikulas në bashkëpunim me astronomin dhe profesorin e njohur Jan Sindel. Tik-taket e saj janë të lidhura me lëvizjet e Hënës dhe të Diellit, sipas orës së Europës Qëndrore dhe orës së vjetër Çeke. Kjo orë ka gjithashtu edhe 12 skulptura të vogla që l ëvizin në një mënyrë të caktuar dhe që përfaqësojnë 12 Apostujt.
Fusha astronomike ka një rreth zodiac, një rreth me numra romakë dhe një rreth të jashtëm me numra Gotikë, një lloj shkrimi ky I përdorur shumë në Mesjetë. Ingranzahet e saj kanë simbolin e Hënës dhe të Diellit, ndërkohë që sfondi ka një rreth të brendëshëm ngjyrë blu dhe nje rreth tjetër të jashtëm.
Rrethi I jashtëm është blu në qëndër dhe I zi nga fundi. Sfondi është një përshkrim i mendimit gjeocentrik të universit përhapur në atë kohë. Rrethi blu në qendër është toka dhe rrethi jashtë është qielli mbi qytetin e Pragës. Pjesa e sipërme blu e rrethit përfaqëson qiellin mbi horizont dhe pjesa e poshtme e zezë përfaqëson qiellin nën horizont. Dielli është mbi horizont, kur ajo është në pjesën blu dhe nën horizont, kur ajo është mbi pjesën e zezë. Unaza më e brendshme përmban shenjat e zodiakut. Unaza e mesme me numra romake përfaqëson Orën në Europën Qëndrore, dhe unaza e jashtme përfaqëson Orën e vjetër Çeke.
Përveç fushave, ka edhe disa skulptura të vogla përreth orës, të cilat përfaqësojnë figurat alegorike të cilat përfshijnë personifikimin e kotësisë, fajdeve, epshit, dhe vdekjes. Imazhi i vdekjes shpall kalimin e orës duke i rënë ziles. Mbi krye të dy fushave është një dritare ku Dymbëdhjetë Apostujt paraqiten me një përparësi çdo herë që bie ora. Kjo orë ka gjithashtu edhe skulpturat e një filozofi, një kronisti, një astronomi dhe një engjëlli.
Për të gjithë ata që ende nuk e kanë parë, ju këshillojmë që Praga të jetë destinacioni juaj I rradhës miq!
eraeveriut.com


Leave a Reply