Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Duhël, të Komunës së Suharekës, ku kanë mbetur tre të rinj të vdekur, trasnmeton Gazeta Metro.
Ashtu siç ka konfirmuar prokurori i rastit, vetura me të cilën po udhëtonin tre të rinjt tashmë të vdekur, ishte marrur me qira.
Gjatë vitit të kaluar në korrik, në të njëjtën rrugë, ishte shuar edhe një familje pesë prej anëtaresh nga Suhareka.
Makina me të cilën po udhëtonin edhe ata, ishte përplasur me një autobus, dhe sipas prokurorit ky aksident kishte ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë nga drejtuesi i veturës.
Ajo që vlen të përmendet është që edhe vetura me të cilën po udhëtonin familja prej pesë anëtaresh nga Suhareka, e tipit BMW, me targa 01, ishte e marrur me qira.
Në të dy aksidentet ku mbeten të vdekur plotë 8 persona, janë të përfshira makinat e marra me qira.
Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik, pasi aksidentet me fataltiet në Kosovë janë shpeshtuar. /gazetametro.net


Leave a Reply