Rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të shtunës raportohet të ketë ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.
Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus me nxënës. Dyshohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person dhe disa të tjerë janë plagosur. Dy prej të plagosurve mendohet të jenë në gjendje të rëndë për jetën.
Policia nuk e ka konfirmuar ende aksidentin, por drejt vendngjarjes janë nisur disa ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply