Kryesia e shoqates , ju ben me dije se ne hollin e komunes se Kopenhages eshte hapur ekspozita e parqeve natyrore kombetare. Ne kete ekspozite eshte pjesemarrse dhe Shoqata Alba – Dansk , ku eshte e para ne ekspozomin e parqeve kombetare , por dhe e bukurive te Shqiperise . Ndaj ju bejme me dije qe ta vizitoni kete ekspozite , se aty do te njiheni jo vetem me bukurite natyrore te Shqiperise , por dhe te shume shteteve te tjera. Ajo vizitohet cdo dite nga shume vizitore dhe turiste qe vizitojne Danimarken e posacerisht Kopenhagenin. Kjo ekspozite u organizua ne bashkepunim , me Komitetin e Shoqatave te huaja (KUKS) , me ambasadat qe veprojne ne Danimarke, ku pjesemarrse e rregullt eshte dhe shoqata Alba – Dansk ! Ekspozita do te qendroje e hapur deri me daten 30 Tetor !
Shpresojme qe do ngeleni te kenaqur !
Me respekt
Kryesia e shoqates Alba – Dansk
Kopenhage – Danimarke , 26/10/2018


Leave a Reply