
Gazeta Liberal, Romë, më 28 nëntor 2012 kujton 100 vjetorin e Shpalljes së
Pavarësisë së Shqipërisë me një artikull prej dy faqesh për Astrit Lekën
Në të vërtetë, në Gjenevë ishte një personazh
që nuk mund ta bënin për vete rrjetat e spiunazhit, që tradicionalisht vepronin në qytetin helvetik. Gjithashu
autoriteti i këtij personazhi e kishte bërë atë të besueshëm ndaj
italianëve, shqiptarëve dhe kosovarëve. Pra, ky mund
të ishte njeriu që mund të bënte ndërmjetësimin midis palëve.
Pikërisht me atë, i dërguari italian foli një ditë të
tërë dhe ra në ujdi duke mbetur pa mend kur Leka refuzoi të pranojë çfarëdo shpërblimi financiar nga ana jonë, madje as
edhe shpenzimet për udhëtimin, etj.

Gazeta Liberal, Romë, 28 nëntor 2012
Rubrika Kultura
Ndërmjetësimi i Lekës
Astrit Leka qe njeriu çelës i raporteve midis shërbimeve të fshehta italiane dhe luftëtarëve të UÇK.
Sot në moshën 88
vjeçare ai feston ditën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Nga: Maurizio Stefanini
Kjo ndodhi në kohën e
luftës së Kosovës, para ndërhyrjes vendimtare të NATO-s, kur në Itali ishte ende në krye të qeverisë Romano Prodi. (kur
UÇK njihej si “organizatë terroriste- shenim i
përkthyesit)
Pikërisht me Romano Prodin, në vitin 1997, vendi ynë, me
operacionin “Alba” luajti një rol themelor për paqësimin e Shqipërisë që ishte tronditur nga revolta që nisi pas rënies
së piramidave financiare.
Pra, Italisë aleatët perëndimorë i kishin njohur edhe një herë atë kompetencë të preferuar
në çështjet shqiptare, që nga lidhjet e vjetra që kishin pasur, para se ato të kompromentoheshin në vitin 1939 me
operacionin e aneksimit që deshi të bëjë Musolini për të kompensuar egon e tij të fryrë nga Hitleri, pas goditjes që i
bëri Çekosllovakisë me pushtimin e saj, një goditje që u quajt se ishte “sikur një burrë të rrëmbente gruan e vet”.
Pra, Perëndimi i ngarkoi detyrë Italisë që të realizonte një kontakt me luftëtarët e UÇK në mënyrë që të mund ta bënte
veprën e tyre në pajtim me kërkesat e NATO-s.
Herët a vonë bota do të
ndërhynte. Kjo ishte në substancë thelbi i
mesazhit sepse ata do të njiheshin një ditë si bashkëbisedues të ligjshëm. Por bota kërkonte që UÇK të mos
diskreditohesh me akte terroriste të papranueshme, sidomos duhej shmangur që UÇK të godiste diplomatët jugosllavë që
shërbenin nëpër botë.
Drejtori i shërbimeve përkatëse italiane, Vittorio Stelo, dërgoi atëhere në Gjenevë kryetarin e
departamentit “kundër ndërhyrjes” (kundër spiunazhit joushtarak). Për këtë problem ishte interesuar në mënyrë të
veçantë ish ministri i brëndëshëm i asaj kohe, Xhorxho Napoletano (sot president i Italisë-shënim i përkthyesit). Ai
ndërhyri në një mënyrë që deri atëhere nuk ishte pare, duke i dhënë përparësi në këto shërbime çështjes shqiptare.
Problemet shqiptare u vunë në majën e shkallës të problemeve me të cilat duhet të merresh sigurimi i brëndëshëm i
vendit. “Në temën e sigurimit- thosh Napoletano- Shqipëria nuk është e jashtëme por e brëndëshme”.
Kjo i dha një
ndikim politik atij qëndrimi të pavëmëndëshëm ndaj temës të sigurisë kombëtare italiane. Prandaj shërbimet përkatëse
vendosën të ndjekin çështjen shqiptare.
Në të vërtetë, në Gjenevë ishte një personazh që nuk mund ta bënin pë vete
rrjetat e spiunazhit, që tradicionalisht vepronin në qytetin helvetik. Gjithashu autoriteti i këtij personazhi e kishte
bërë atë të besueshëm ndaj italianëve, shqiptarëve dhe kosovarëve. Pra, ky mund të ishte njeriu që mund të bënte
ndërmjetësimin midis palëve.
Pikërisht me atë, i dërguari italian foli një ditë të tërë dhe ra në ujdi duke mbetur pa
mend kur Leka refuzoi të pranojë çfarëdo shpërblimi financiar nga ana jonë, madje as edhe shpenzimet për udhëtimin, etj
që mbuloheshin si
“pagesë shpenzimesh” siç ndodh dhe siç teprohet rëndom.
UÇK pranoi të kufizonte disa veprime të saja.
Pastaj Prodi në Itali u zëvëndësua nga D’Alema i cili vuri në dispozicion bazat ushtarake për avionat e NATO-s që
vepruan kundër regjimit të Milosheviçit.
Kosova arriti një pavarësi në fakt nën administrimin e OKB-së, pastaj erdhi
shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Kështu sot Kosova njihet nga 95 vende prej 193 shteteve anëtare të OKB. Madje
më 10 shtatorin që shkoi u hoq edhe mbikqyerja që ushtronte grupi ndërkombëtar i orientimit. Ndërsa sot, me 28 nentor
festohet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Kjo e ka ftuar 88 vjeçarin Astrit Leka, hero i luftës së Çlirimit, me
tetë dekorata ndërkombëtare, (të viteve të fundit-shënim i përkthyesit), dikur viktimë e regjimit stalinian të Enver
Hoxhës.
Qe pikërisht ai, njeriu i Gjenevës, çelësi i
traktativave midis NATO-s dhe UÇK por edhe zgjidhës i kaq shumë
çështjeve themelore gjatë këtyre 70 viteve të historisë së Shqipërisë.
“Qemal bej Karaosmani, nënshkrues i Aktit të
Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, ish sekretar i përgjithshëm i qeverisë shqiptare të Ismail Qemalit ishte
vjehërr i dajës së Astritit”- tregon ai. Të dy gjyshërit e tij kishin qënë bashkëpunëtorë të Ismail Qemalit: Ibrahim
Leka, komandant ushtarak, u vu në shërbim të tij, po ashtu Nebi Sefa ishte një nënshkrues i Aktit të Pavarësisë. Babai
i Astritit ishte një jurist i shquar. Një tjetër i parë i fisit të tij, Gjon Leka, në vitin 1571, i vuri zjarrin
municioneve dhe u hodh në erë bashkë me luftëtarët e tij në kështjellën e Sopotit, Borshit të sotëm, për të mos u
dorëzuar të gjallë te turqit pushtues. “Aliu (ishte fjala për komandantin e flotës turke që u nis nga
Stambolli për të
bërë raprezalie në Borsh- shënim i përkthyesit) erdhi në Sopot, në Borsh, zbarkoi 1500 spahinj dhe jeniçerë, të gjithë
me armë zjarri arkebuze, për ta nënshtruar Sopotin.
Ata i larguan mbrojtësit nga muret dhe u ngjitën sipër, kujton në
vitin 1572, Xhovani Pjetër Contarini në historinë e tij të ngjarjeve të ndodhura në fillim të luftës së bërë nga
sulltani otoman, Selimi, kundër Venedikut deri në ditën e fitores së madhe kundër turqëve.
Kështu, mbrojtësit e
kalasë, duke e parë kështjellën të pushtuar, u vunë zjarrin municioneve. Rrënimi ishte kaq i madh sa që dogji brenda
rreth 500 turq.
“Kur isha 10 vjeç, ministra të mbretit Zog erdhën për të ngrënë në shtëpinë tonë, por në tryezë babai
më uli edhe mua me ta. Më 27 gusht 1939, takova Musolinin në sallën e madhe të pallatit “Venecia’ bashkë me Galeaco
Çianon, ministrin
e arsimit Botaj dhe ministrin Staraçe. Më 7 prill të vitit 1939, Italia pushtoi Shqipërinë, por shumë
i riu Astrit Leka, kishte kërkuar të dilte vullnetar për mbrojtjen e atdheut nga invazioni fashist. Nuk e pranuan si të
mitur. Viktor Emaueli III , mbreti i Italisë dhe perandori i Etiopisë, i kishte shtuar vetes edhe titullin e mbretit të
Shqipërisë. Musolini, për të përforcuar lidhjen e re ndërmjet dy popujve kishte ftuar në Itali 10 000 nxënës shqiptarë
për të kaluar pushimet atje.”
Astrit Leka po shkonte drejt 14 viteve. Musolini dhe Galeaco Çiano e përgëzuan atë për
zotërimin e gjuhës së tyre dhe të frëngjishtes- tregon Leka.- “Pikërisht sepse flisja italisht dhe frëngjisht më
intervistuan në radio”.
“Me këtë unë i sfidova ata që na konsideronin si gjysmë barbar”.
Në vitin 1940, Astrit Leka
shkoi për studime privatisht në kolegjin “Çikonini” të
Pratos (Firence) bashkë me të vëllanë, Agimin. U dallua për
rezultate të mira por edhe për patriotizmin e tij. Veçanërisht, kur më 17 maj 1941, njëzetëvjeçari shqiptar, Vasil
Laçi, në Tiranë u përpoq t ë vrasë me revolver Viktor Emanuelin III dhe kryeministrin kolaboracionist Shefqet bej
Vërlacin.
I zemëruar nga ky akt, sekretari i rinisë fashiste të shkollës, përpara gjithë nxënësve, përdhosi flamurin e
Skëndërbeut. Atëhere Astriti u sul kundër tij duke e rrëzuar përtokë dhe duke e dërguar në spital vetëm me një grusht
të djathtë.
“Kur u kthye nga spitali, sekretari i rinisë fashiste të shkollës ngjante si Moshe Dajani”- kujton Astriti
sot.
Ky gjest i entuziasmoi të gjithë shqiptarët derisa doli edhe shprehja në shkollë “një grusht allaleka”, gjest që e
vuri atë në mbikqyrje nga regjimi. Edhe pse nuk i bënë asgjë, nga që formalisht kishte të drejtë
ai: Shqipëria nuk
ishte aneksuar nga Italia por kishte ndodhur një bashkim personal kurore, prandaj flamuri kombëtar shqiptar duhej
respektuar sikurse edhe flamuri italian.
Në vitin 1941 Astrit Leka kthehet në atdhe duke u regjistruar në liceun e
Tiranës. Që në Firence, ai hyn në lidhje me Qemal Stafën, student dhe më vonë themelues i Rinisë Komuniste Shqiptare.
Ishte Qemal Stafa ai që e mbështeti moralisht Astritin kur ai druhej nga përjashtimi për aktin e kryer. Dhe është
pikërisht Qemal Stafa që e kish këshilluar atë të kthehej në atdhe dhe të përfshihej në lëvizjen antifashiste.
Në
parantezë, po themi se Stafa u vra pak më vonë në rrethana misterioze, pa mbushur 22 vjet, nga karabinierët, në një
konflikt me armë. Ka zëra që hedhin fjalën se diktatori i ardhëshëm, Enver Hoxha, ishte denoncuesi në karabinieri për
të marrë plotësisht partinë në dorë.
Le të
kthehemi te Leka. Para se të mbushte 18 vjeç, ai u bë një luftëtar i
rezistencës me emrin e luftës “Alarik”. Ishte shumë aktiv me njësitet guerile, më vonë me brigadën e parë sulmuese. Në
po atë brigade, ku më 8 shtator 1943 u bashkuan ushtarët italianë duke formuar batalionin “Antonio Gramshi”.
Midis 44
aksioneve ku ka marrë pjesë Astrit Leka, është ai i sabotimit të rrjetit telegrafik-telefonik me 24 korrik 1942. 1500
sabotues vepruan në tërë vendin duke hedhur në erë qindra kilometra linja telegrafonike. Pastaj vjen një aksion për të
shtënë në dorë shtypshkronja, kundër centralit elektrik, aksionet kundër shoqërive italiane që u vunë në shërbim të
gjermanëve, aksione të ndryshme për të djegur magazinat. Në vjeshtë të vitit 1943, vetë Enver Hoxha, diktatori i
ardhëshëm, i jep detyrën të merret me sigurimin e ushqimeve në Kosovë për brigadat partizane
në Shqipëri.
Për të
siguruar lejen që të lëvizë kamionat pa pengesë, ai iu fut në zyrë ministrit të ekonomisë duke u paraqitur te rojat e
tij si i dërguar i ministrit të arsimit. Sapo hyn në zyrën e ministrit, nxjerr revolverin dhe e detyron atë të firmosë
dokumentet e nevojshme. Pastaj largohet qetësisht për të nisur kamionat në Kosovë.
Me metoda të tilla detyroi që të
firmoseshin, nga qeveria kolaboracioniste, autorizime për sigurimin e karburantit.
Nga drejtori i organizatës TODT ai
merr një çek prej 12000 frangash për Luftën antifashiste (për nevoja për të plagosurit- sh.p) dhe, vërtet për
kinematografi, është rasti i aksionit të tij kur ky tetëmbëdhjetëvjeçar drejton njësitet guerile për rrëmbimin në depot
e bankës kombëtare të Durrësit të një sasie të madhe artikujsh ushqimorë dhe leshi, për nevojat e brigadave partizane.
( Leshi në fjalë
do nisej për Gjermani për sigurimin e veshjes së 15 000 ushtarëve gjermanë- shënim i përkthyesit)
Me
stilin tashmë të vendosur, aksioni i bankës u zhvillua po atë ditë që gjermanët bënë një operacion kundër brigadavë
partizane në atë zonë.
Astriti u paraqit te drejtori i bankës dhe e detyroi atë të bashkëpunonte. Dhjetëra kamionë
morën 867 kv sheqer dhe 150 kv lesh të larë rud, përveç 11 revolverëve.
Në dokumentin që Astriti firmos në fund të
operacionit, shfaqet emri i tij i luftës “Alarik”.
Për këto aksione të tij, në kohën e regjimit komunist u realizua një
vepër teatrale. Kulmi qe se pikërisht kur kjo vepër do vihej në skenë dhe autori Ndrekë Luca, njëkohësisht interpretues
i atij roli merrte çmimin special të 40 vjetorit të themelimit të Partisë së Punës së Shqipërisë, Astrit Leka vetë
ishte i detyruar të punonte në bujqësi edhe 12 orë
në ditët e verës.
Qysh gjatë luftës, Enver Hoxha e kish vënë në
shenjestër sepse Astrit Leka ishte shprehur kundër prishjes së aleancës me grupin tjetër politik nacionalist “Balli
Kombëtar”. Astriti kishte madje një vëlla me Ballin dhe ndër katër vëllezër e katër motra, gjashtë ishin me komunistët,
një me Ballin Kombëtar dhe një tjetër një fëmi dyvjeçar.
Një zë tjetër i pakonfirmuar, thotë se Enver Hoxha kishte
dhënë urdhër për ta vrarë Astritin. Në të vërtetë, familja e tij u shpronësua nga gjithçka dhe ende jo njëzetëvjeç,
Astrit Leka, hero i luftës, u detyrua të punojë për të mbajtur tërë familjen. Në fillim, si nëpunës i thjeshtë, pastaj
nga 1952-1962 si mësuesi i parë në Shqipëri për merceologjinë, nga 1962-1967 mësues i frëngjishtes. Por në vitin 1967,
Hoxha vendosi të importojë në Shqipëri metodat e Revolucionit Kulturor të aleatit të
tij Mao Ce Dun. Në mungesë të
subjekteve të tjera, u vendos që një intelektual “borgjez”që do t’i impononin të bënte autokritikën mund të ishte Leka,
për devijimet që kishte pasur nga komunizmi në rininë e tij.
Të tre diplomat e tij universiatare në gjuhë – letërsi,
histori- gjeografi dhe shkenca ekonomike, gjashtë gjuhët që ai fliste dhe përkthimet nga më se 12 gjuhë që kishte bërë
për të mbijetuar, e plotësonin tipin që duhej goditur. Astrit Leka refuzoi të poshtërohej duke bërë autokritikë. Atë e
cilësuan si “armik i popullit”, e dërguan në punë të detyruar. Edhe gruan e tij, Eminenë, me fakultet biologji-kimi dhe
mjekësi- veterinare me të cilën ai sapo ka festuar 62 vjet martesë, e përzunë nga Fakulteti i Veterinarisë në
Institutin Bujqësor sepse refuzoi të ndahej nga burri. E dërguan të punojë me rosat dhe me derrat.
Duhet thënë se ata
nuk
patën kurajon ta çojnë deri në fund dënimin si armik për Astrit Lekën me ato akuza që mund të çonin edhe në dënimin
me vdekje.
Pas tre vjetësh, ai iu fut punës si profesor privat gjuhësh të huaja dhe si përkthyes, gjë që ia toleruan
sepse udhëheqësit e asaj kohe u mësonin fëmijëve të tyre gjuhë të huaja me profesorë privatë. Vetëm këtë lloj pune
private kishin lejuar.
Në vitin 1990, kur ai ishte 65 vjeç, e lejuan të dalë jashtë atdheut kur regjimi komunist ishte
drejt fundit.
Pas rënies së Çaushevskut, udhëheqësit donin të linin përshtypjen se ishin të gatshëm për hapje,
liberalizim të regjimit. Në fillim Astriti shkoi në SHBA ku i ofruan një vend si bibliograf në universitetin e Nju
Jorkut, por ai nuk pranoi edhe pse thotë që ky vlerësim më ndihmoi shumë sepse më zhduku kompleksin e inferioritetit
që i ishte krijuar ndaj intelektualëve të Perëndimit
në atdheun e mbyllur për aq shumë kohë.
Kur Astriti dëgjoi direkt
fjalët e vuajtjeve të Mandelës, dalë nga burgu, mendoi se ai mund t’i kushtohej të drejtave të popullit të vet
shqiptar.
Ai e la Amerikën dhe shkoi në Gjenevë ku në vitin 1992 themeloi shoqatën e solidaritetit për zhvillimin e
vendeve të Lindjes “Solidest”, kryetar i të cilës është ende ai vetë.
Drejtues, si këshilltar i përgjithshëm i
Federatës botërore të veteranëve të luftës, por edhe zëvëndëpresident i Konfederatës evropiane të veteranëve të luftës,
si president nderi i Bashkimit të intelektualëve shqiptarë në Zvicër, ai është angazhuar në shumë çështje që nga ndihma
për ish vendet komuniste, në luftën kundër minave antinjeri, në mbështetjen për themelimin e universitetit shqiptar në
Gjenevë, në ngritjen e monumentit kushtuar heroit kombëtar shqiptar Skëndërbe, i pari monument
ky në tokën zvicerane,
që i kushtohet një heroi të huaj, të gjitha shpenzimet e të cilit i përballoi vetë si familje.
Roli i tij në
ndërmjetësimin midis NATO-s dhe UÇK, nëpërmjet shërbimeve italiane është një faqe e historisë që s’ishte botuar akoma,
por që Astrit Leka do ta bëjë publike pikërisht për dekoratat që i kanë dhënë dhe po i japin edhe për faktin se ai ruan
kujtime të mira për shkollën në Itali në adoleshencën e vet, edhe pse po afron te të 90-tat. Ai nuk do që këto kujtime
t’i marri me vete. Aq më tepër kur tre vjet përpara avioni që po e kthente në Gjenevë u detyrua të bëjë një zbritje në
Austri për të shmangur një katastrofë ajrore.
Pikërisht kjo ngjarje e vuri në mendime se po i vinte fundi jetës së tij.
Kujtimet e Astrit Lekës janë kujtime që përshkojnë gjithë historinë e Shqipërisë nga koha e mbretit Zog deri sot. Për
më
tepër, nëpërmjet të parëve të tij që i kish njohur në fëmijëri këto kujtime shkojnë deri te koha e Lidhjes së
Prizerenit në vitin 1878 kur, për herë të pare, që nga koha e Skëndërbeut bëri që të ndihet në arenën ndërkombëtare,
thirrja për pavarësinë shqiptare.
Diçiturat
Astrit Leka me kryesinë e Konfederatës evropiane të veteranëve jep
ndihmesën e vet për pajtimin e veteranëve të luftës të Estonisë.
Presidenti Moisiu dekoron me Urdhërin “Naim Frashëri
i artë” Astrit Lekën.
Astrit Leka është i pranishëm në Detroit në përurimin e statujës së Skëndërbeut në kalë.
Astrit
Leka me çmimin Nobel Wiesel për çështjen e paqëtimit midis Izraelit dhe Palestinës
Urime Profesoit dhe Historianit , mikut tim Astrit Lekes…
Vitorja e familja
Ky shkrim na u dergua nga z.Vitore Stefa Leka – Triste – Itali
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply