Mediat gjermane kanë njoftuar sot një ngjarje të rëndë, të ndodhur në një banesën, në Winterlingen, Landi Baden Wüurttmeberg.
Sipas raportimeve një grua shqiptare, 41 vjeçare është gjetur e pajetë të dielën, pak pas orës 19. Dyshimet e para të policisë ishin për vrasje dhe kjo çoi në arrestimin e bashkëshortit të saj 48 vjeçar.
Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja e rëndë është pa më të voglin dyshim një krim në familje, pasi 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në moment.
Presseportal.de. shkruan se ngjarja është shokuese, pasi edhe vajza 17 vjeçare e çiftit ndodhej në ato momente në banesë, e për më tepër ka pësuar lëndime të lehta.
Bashkëshorti i dyshuar për vrasje, ka nënshtetësi të Serbisë ndërsa e shoqja, nënshtetësi kosovare, shkruan albinfo.ch.
Për sqarimin e detajeve të ngjarjes kërkohet ndërmarrja e hetimeve të gjera kriminale teknike dhe nga fusha e mjekësisë ligjore. Bashkëshorti i arrestuar si i dyshuar për vrasje, gjatë ditës së sotme do t`i dorëzohet gjyqtarit hetues në Gjykatën kompetente penale.
Për zbardhjen e rrjedhës së vrasjes, Drejtoria e Krimit në Policinë e Rottweil-it ka formuar një grup të veçantë hetues.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply