Policia Gjermane në Leipzig është alarmuar pasi dy fëmijë shqiptarë nga Kosova janë zhdukur.
Mediat gjermane raportojnë se dy djemtë quhen Qendrim Nimanaj (13 vjeç) dhe Leotrim Nimanaj (11 vjeç) dhe policia është vënë në kërkim të tyre.
Fëmijët u zhdukën papritur pasi i thanë nënës se do shkonin në shkollë, por nuk shkuan asnjëherë atje.
Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendndodhjes së dy fëmijëve.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply