Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si njerëz të Fethullah Gylenit.
Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, se me arrestimin dhe dëbimin e tyre “u shkel kushtetuta e Kosovës”.
Sipas Dedës, sot u shkel çdo ligj që mbron shtetasit e huaj në Kosovë.
Deputeti i Kuvendit e ka quajtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “gjenerator të krizave në Kosovë”.
Deda ka thënë se me veprimet e sotme, “Kosova u rendit me shtetet diktatoriale”.
Në fund ai ka thënë se me këtë gjest Kosova është treguar si Korea e Veriut./Insajderi.com


Leave a Reply