Ne emrin e te gjithe Kryesise se Shoqates tone ju urojme me rastin e 8-Marsit te gjitha, nenat,motrat e grate shqiptare,ane e mbane botes ku ata jetojne e punojne dhe edukojne femijet e tyre me frymen e dashurise, per njeri tjetrin e per vendin e gjuhen e paster shqipe.
Te nderuara nena,motra e gra shqiptare, Gezuar-8 Marsin ,festen tuaj.
Mbretrofte paqja, lumturia e harmonia gjithmone ne shtepijat tuaja…
8 marsi eshte dita nderkombetare e grave.
Kjo dite festohet ne shume vende te botes. Dita nderkombetare e grave eshte historia e grave te zakonshme, qe kane bere histori.
Kjo dite eshte rrenjosur ,si lufte shekullore e grave per te marre pjese, ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat.
Ideja e dites nderkombetare te grave erdhi ne fillim te shekullit 20 dhe pikenisja eshte, kryeqyteti i Danimarkes ,Kopenhage,ku i kishte fillimet e veta, kjo festim me ane te demostratave dhe pastaj u kthye ne nje feste ne mbare boten.
Ndaj sot. ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe ecurine, per pregatitjen e nje brezi te ri, me vitytet me te mira, per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes.
Te kujtojme sakrificat e tyre,te atye grave qe luftuan krah per krah ne luftrat shekullore te popullit tone per liri e pavarsi.
Te kthejme koken dhe te kujtojme ato gra qe i dhane lirise se Kosoves njerzit me te dashur te tyre.
Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre,larg dhunes e sa me afer respektit e dashurise ndaj tyre.
Urime festen tuaj te 8 Marsit,paci qetesi e lumturi gjithmone ne vatrat tuaja familjare.
Me respekt
ARBEN HOXHAJ
(Kryetar i Shoqates Alba – Dansk )
LUIGJ SHKODRANI
(Sekretar i Shoqates Alba – Dansk)
Danimarke me , 8 Mars 2018
————————————————————-
Nga historia e festimit te 8 – Marsit ne bote.
Fillimisht më 8 mars 1875,Në ndërmarrëjen e Tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës,orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta.Rrëpatjet e grave drejt realizimit të drejtave të tyre nuk pushuan asnjëherë…
Më vonë në Copenhagen në Mbledhjen ndërkombëtare të Socialistëve,u vendos të mirren parasysh disa nga kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data kur duhej të shënohej kjo ditë.
Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielen e fundit të fund shkurtit. Më 1911,Danimarka,Gjermania,Zvicrra dhe Austria,shenuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra,ku veq kërkesave të më parshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës.
Më 1913-1914,në prag të Luftës së Parë Botrore,gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shenuar diten e grave.Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe perdorej nëRusi,sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte me daten 8 mars.Ky ishte vendimi përfundimtar që u zgjodh 8 marsi,festa ndërkombëtare e grave,edhe pse në shumë vende Evropiane sot nuk festohet kjo datë ,kështu ishte vendosur më 8mars 1917.
Sot të zëmë në Gjermani e Zvicërr gratë e tyre as nuk dijnë për këtë datë nga se dita e nënave atje festohet në maj,por zanafilla e ditës së gruas vjen 8 marsi 1917,të cilen nuk mund as ta ndryshojmë.Edhe sot reflektimi i grave për progres dhe ndryshime,guximi per realizimin e të drejtave të tyre nuk pushon.
Megjithatë gratë tona shqiptare nën kohën e roberisë dhe varfrimit,kanë vuajtur shumë,kanë dhënë sakrifica,por nuk kanë pushuar synimin për realizimin e të drejtave të tyre.Fatbardhësisht sot gratë tona kanë hapur portat e tyre te te drejtave.Femrat tona të emancipuara hapërojnë krah me meshkujt në qdo porë të jetës.Andaj më lejoni mes këtyre rreshtave,që femres shqiptare kudo që ndodhet të i uroj festën e tyre,shëndet,suksese,fat e lumturi në qdo fushë të jetës.
Marre nga interneti
Leave a Reply