Shume ngjarje te njepasnjeshme qe ndodhin ne Shqiperine tone dhe nuk kane asnje zgjidhje simbas meje ka nje pse?????.Droga,vrasje te llojeve te ndryshme,vjedhje te ligjeruara dhe te drejtperdrejta,papunesia,rinia qe largohet çdo dite per te gjetur lumturine ne vende te huaja dhe qe nuk kane per ta gjetur kurre. Pra te gjitha keto dhe shume te tjera qe ne si kishim pare kurre kane nje pse????? Te gjithe ne intelektualet duhet te mos flasim me me fjale njeri me bukur se tjetri. Nuk kane vlere fjalet. 30 vjet kaluan dhe vendi yne nuk po sheh te ashtuquajturen “demokraci”. Ne Fier ai qe u vra ishte i kohes se Enverit pra njeriu i ri i asaj kohe. Ata qe e vrane njeriu i ri i kesaj kohe. Une do te dua me te gjithe forcen dhe shpirtin tim njeriun e ri te asaj kohe. Kjo kohe prishi sistemin arsimor, e beri biznes tregeti. Dhe une me gjithe focen time dua ate sistem edukativ dhe arsimor. E zhdukem nje partine por u krijuan shume te tjera pa asnje vlere si ekonomike ashtu dhe politike. Vetezgjidhen dhe drejtojne nen fjalen”demokraci”Ne 90 ne nuk kerkuam kete. Njeri me finok se tjetri me hajdut se tjetri. Perpara ketyre 30 vitesh nuk flitej kurre per pasuri sepse pasuria me e madhe ishte familja qe sot nuk ekziston me. Prandaj une me gjithe forcen time dua te them: “poshte partite komuniste,balliste,demokrate etj. si keto” Ka gjithmone nje here te pare. Dhe çdo gje qe lind ka nje vdekje. Ka ardhur koha qe ky sistem i ashtuquajtur demokratik te ja lere vendin sistemit popullor. Te krijojme dy levzje te fuqishme popullore ekonomike dhe aspak politike. Ku te konfrontohen per ekonomin dhe njerezine dhe jo per ballistat apo komunistat. Mjafte me!!!! Te mos njihet asnji parti. Mjafte me!!!!! Te zgjedhe populli komandantin e vendit(Presidentin). Mjaft me!!!!! Te vendosim direk ligjin me vdekje per ate qe vret(dhe jo per ate qe flet) Mjaft me!!!!! Te sekuestrohet çdo pasuri e pa ligjeshme e kujtedo qofte( kete lloj ligji e vendos vetem populli im se ata qe jane sot e mot ne pushtet nuk kane per ta pranuar kurre ) Mjafte me!!!! Çdo i zgjedhur nga populli jo me shume se dy mandate nese i fiton te dy nese jo vetem nje. Asnjeri ka gjthmone te drejte. Mjafte me!!!!! Per mua kjo thirrje qe vjen nga zemra dhe shpirti im i drejtohet te gjithe atyre bashkeshqipetareve intelektualeve qytetareve dhe fshatareve te shume vuajtur per tu bere bashke si ne 90 pa asnje hezitim per te bere te mundur qe kjo situate te mare fund. Pra simbas meje te kemi dy dhe vetem dy levizje mbare popullore. Per idene time te jene :”Levizja-Lidhja e Shqiponjave” dhe” Levizja- Lidhja Atdhetare”. Qe te dyja kane ne vetevete shqipetaret(shqiponja) dhe Atdheun (foleja). Mjafte me komunista e ballista apo demokrate e socialiste. Jemi te gjithe shqiponja dhe atdhetare. Duhet te kthejme syte nga Shqiperia dhe populli yne perfundimisht. I kemi te gjitha mundesite qe Shqiperine tone ta bejme me te vertete demokratike ku gjithkush te beje detyren dhe gjithkush te kete te drejte dhe te mare ate qe i takon. Te nderuar miqte e mi kjo eshte vetem nje thirrje e imja aspak politike por shume popullore. Kush eshte me mendimet dhe idete e mia bene pjese ne “levizjen- lidhja e shqiponjave” kundershtaret e ketyre ideve te kalojne ne “levizjen-lidhja atdhetare”. Per mua sistemi shumepartiak deshtoi!
Me respekt Mustafa Godina!!!!
Leave a Reply