(Në fakt janë detyra për qeverisjen që me gabimet e saj, ka mundësi të na lërë në klasë edhe këtë herë)
• Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse para zgjedhjeve vendore të 2027, ku të përfshihen edhe partitë e tjera opozitare.
• Rishikimi i buxhetit të kthehet në Parlament, jo me akte normative, dhe të ngrihet Këshilli Fiskal.
• Të mos refuzohen më sistematikisht komisionet hetimore dhe të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
• Të shfuqizohet përjashtimi për marrëveshjet e konsulencës në “fusha me interes strategjik”.
• Marrëveshjet ndërqeveritare dhe ligjet lex specialis me vende jashtë BE-së të përputhen me BE-në dhe MSA-në, dhe të rishikohet regjimi i porteve turistike.
• Ligj i unifikuar për investimet dhe shfuqizimi i Ligjit për investimet strategjike.
• Masa të menjëhershme kundër krimit mjedisor, me VNM të plotë për çdo projekt në zona të mbrojtura.
• Rritje e ndjeshme e kallëzimeve drejt SPAK-ut dhe e konfiskimeve përfundimtare të aseteve.
• Të ndalen ndërhyrjet politike dhe sulmet ndaj gjyqësorit, dhe të garantohet siguria e magjistratëve.
• Të hiqet dorë nga Marrëveshja e Paqes Fiskale dhe në vend të saj të nxitet përmbushja vullnetare e detyrimeve tatimore.
Edmond Haxhinasto
Burimi/Facebook/Aleksander Hasanas


Leave a Reply