Buzëqeshja jote sot para “gjykatës” ishte buzëqeshja e luftëtarit që osht i paqtë me ndërgjegjen, me amanetin e me varret e t’parëve!
Ju, bashkë me shokët e juj, keni guxu me andrru për LIRINË, atëherë kur të tjerëve edhe andrrat u kalojshin nëpër Beograd!
Liria, shteti e e ardhmja jonë e kanë vulën e guximit, sakrificës e gjakut tuj!
Nuk u thyet atëherë para nji armate! Nuk u thyet as kur kushtrimit për liri iu përgjigj veç 1% e këtij populli!
E dini pse?
Se ju nuk e keni matë kurrë lirinë me numra, as sakrificën me çmim! Ju e keni ditë se ka diçka ma të madhe se vetë jeta: me ia lanë fëmijëve nji atdhe ku nuk duhet me ulë kryet para askujt!
Kryet nalt e kishit atëherë, kryet nalt e keni edhe sot!
Hashim Thaçi, historia nuk nis e nuk mbaron në nji sallë gjyqi. Ajo jeton në lirinë që e gëzojmë, në flamurin që valon e në tokën ku pushojnë ata që nuk e pritën ditën e çlirimit!
E buzëqeshja jote sot m’kujtoi diçka: mundesh me ia kufizu lirinë nji njeriu, por jo me ia burgosë historinë!
O je me UÇK-në, o me Millosheviqin! ❤️🖤
Fidan Jupolli – Kosova e lire !
Burimi/facebook/DPT te Fidani


Leave a Reply