Gjithçka është gati për vizitën e sotme të presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic në Kosovë e cila pritet të fillojë pas pak e të vazhdojë pastaj edhe me takime gjatë pasdites.
Ndërkohë që lidhur me këtë rast janë shtuar numri i forcave të sigurisë në vend të cilat tashmë kanë arritur në Mitrovicën e Veriut.


Më parë u raportua edhe për nisjen e njësisë speciale drejt Veriut.
Vucic po vjen në Kosovë në një kohë mjaft të vështirë pas vrasjes së politikanit serb në Veri të Mitrovicës, Oliver Ivanovic, dhe si pasoje e kësaj ngjarjeje, dhe të pezullimit të dialogut nga ana e Serbisë, deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanovicit, shkruan Gazeta Metro.

Është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës, ku serbët veçse kanë filluar të mblidhen në pritje të presidentit serb. /gazetameotro.net
LEXONI KËTU PROGRAMIN E VIZITËS SË VUCICIT.







Leave a Reply