Në Kosovë, po qëndrojnë dy zyrtarë të lartë evropianë për të disktuar me zyrtarë institucionalë dhe të partive politike shqetësimet e ngritura nga qeveritë perëndimore lidhur me nismën për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme. Nisma ka ndarë edhe partitë politike në vend që kanë qëndrime të ndryshme rreth mundësisë së zhbërjes së kësaj gjykate dhe pasojave të një veprimi të tillë.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply