Policia në Londër po bën hetime pas njoftimeve për të shtëna të premten, ose në rrugën Oksfor, ose në stacionin e metror në Rrethin Oksford.
Policia thotë se po e trajton incidentin si të lidhur me terrorizmin dhe ka këshilluar njerëzit që ndodheshin në atë zone që të hyjnë nëpër godina ndërsa bëhen hetime. Policia thotë se nuk janë identifikuar viktima deri tani.
Oficerë të armatosur dhe të paarmatosur janë në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me Policinë e Transportit Britanik.
Ajo zonë është një distrikt me qendra tregëtare shumë i frekuentuar në zemër të qytetit. Njoftime në media sociale thonë se ishin parë njerëz të iknin me vrap nga zona.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply