Udhëheqësit evropianë kanë ofruar ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për Amerikën, pas sulmit terrorist në Nju Jork, në të cilin u vranë tetë vetë. I dyshuari i këtij sulmi, Sayfullo Saipov, u plagos nga policia. Ai ka jetuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2010, në kohën kur ai erdhi në vend nga Uzbekistani.
Kryeministrja britanike, Theresa May, në një postim në Twitter tha se ishte “E tmerruar nga ky sulm frikacak, mendimet e mija janë me të gjithë personat e prekur. Së bashku do ta mposhtim të keqen e terrorizmit”.
Por si mund të arrihet kjo?
Analisti i sigurisë Afzal Ashraf nga Universiteti Britanik i Nottingham-it thotë se mbrojtja nga kërcënimit terroriste globale është e vështiurë.
“Ndryshimi që ka ndodhur në mënyrë graduale që nga sulmet e 11 shtatorit është se tani komplotet e mëdha janë duke u zëvendësuar nga këto të ashtuquajtura sulme nga persona të vetëm, duke përdorur makina”, – thotë ai.
Sulmi i Nju Jorkut i ngjan incidenteve të kohëve të fundit terroriste në të gjithë Evropën. Në qershor, tre sulmues përdorën një kamion për të goditur këmbësorët në Urën e Londrës, pastaj sulmuan kalimtarët me thika.
Më pak se tre muaj më parë, një sulmues i vetëm goditi me makinë këmbësorët afër ndërtesës së Parlamentit britanik, para se ta godiste me thikë një oficer policie. Policia e Londrës ka vendosuar barriera në disa rrugë kryesore të qytetiti, por analistët thonë se mbrojtja e plotë ndaj këtyre sulmeve është e pamundur.
Ministri i Jashtëm francez Edouard Philippe tha të mërkurën se sulmi në Nju Jork është një paralajmërim i fortë i kërcënimit global nga terrorizmi.
Franca ka vuajtur më shumë se të tjerët nga këto sulme terroriste, nga të cilat kohët e fundit janë vrarë qindra njerëz në Paris dhe në Nis. Të martën, Presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruajti një ligj që i jep atij komptenca të gjëra në luftën kundër terrorizmit.
Por, analistët e sigurisë theksojnë se është pothuaj e pamundur të krijohet një mbrotje e plotë ndaj sulmeve që ndërmerren nga një terrorist i vetëm, që ka si pikësynim vrasjen, ose plagosjen e njerëzve.
Burimi /Zeri i Amerikes
Leave a Reply