Një deklaratë e imamit Elvis Naçit mbi tradhtinë bashkëshortore bëri bujë ditën e djeshme duke bërë xhiron e rrjeteve sociale e madje duke sjellë reagimin jo vetëm të publikut, por edhe disa personazheve të njohur.
Imami bënte me faj gratë nëse burrat tradhtonin pasi femrat nuk zbukurohen e nuk i japin hakun burrave gjatë natës.
Pas komenteve të shumta mbi këtë video, Elvis Naçi ka reaguar me një tjetër video të postuar në Facebook ku shkruan se e ka detyrim moral të sqarojë mbi videon që është keqkuptuar.
“Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues!”.
“Çfarë thotë i madhi Zot për punën e bashkëshortëve, për punën e burrit dhe gruas? I madhi Zot dëgjoi mjaltin e Kuranit dhe bëri që ju të qetësoheni tek bashkëshortet tuaja, krijoi midis çiftit dashuri dhe mëshirë”, thotë ndër të tjera në video Elvis Naçi.
“Kur i krijoi Zoti Ademin dhe Havanë i çoi në Xhenet dhe i tha kënaquni e rehatohuni. Kur dolën nga Xheneti, humbi rehatia, tha e di ku qetësohesh o mashkull, o bashkëshort? Tek gruaja. Nga Xheneti i përjetshëm, ktheu femrën në xhenet në këtë botë”, shprehet imami.
http://www.xing.al


Leave a Reply