Një vizatim që i përket një koleksioni arti më shumë se 150 vjet, mund të jetë skica e pikturës së Mona Lisës, thotë një ekspert francez.
Portreti i një gruaje nudo, të njohur si Monna Vanna, më parë i është atribuar vetëm studios së Leonardo da Vinçit, shkruan BBC.
Ekspertët besojnë se kanë gjetur gjurmë të mjaftueshme, që artisti ka punuar në të dyja.
Pas provave në Muzeun e Luvrit në Paris, kuratorët besojnë se skica “pjesërisht” është punuar nga Leonardo.
Që nga viti 1862, skica është mbajtur në koleksionin e artit të Rilindjes, në Muzeun Conde në Pallatin e Chantilly, në veri të Parisit.
Leonardo da Vinçi (1452-1519) është një nga piktorët më të mëdhenjë të Rilindjes italiane dhe piktura e tij Mona Lisa (e njohur edhe si La Gioconda) mbetet një nga veprat më të çmuara të artit në botë.
http://ypi.al


Leave a Reply