Ishte 12 vjeçar kur la Kosovën për të jetuar në Zvicër, por tregimi i tij për pasionin ndaj orëve filloi pikërisht në vendlindje.
“Dëshira për krijimin e orave vjen prej atje nga Kosova, pasi babai im i cili jetonte në Zvicër prej 45 vitesh, gjatë vizitave të tij të përvitshme na sillte ora Zvicrane” thotë Rexhep Rexhepi.
“I dëgjoja, mundohesha ta kuptoja si janë punuar, i hapja e fatkeqsisht shpeshherë nuk mundja ti montoja përsëri dhe babai im nuk ishte aq i lumtur për këtë” vazhdon ai.
Drejt ëndrrës së tij për të pasur markën e tij të orëve të dorës e filloi qysh kur u shpërngul në Zvicër “Kur mbërriva në Zvicër në moshën 12 veçare vendosa të ndjek pasionin tim për krijimin e orave, dëshiroja të kuptoja si funksionon mekanizmi i tyre, dhe u përkushtova duke filluar një praktikë pune si nxënës në atë fushë e cila më bindi që dua të bëhem krijues i orave” thotë Rexhepi.

Në moshën 14 vjeçare filloi praktikën tek Patek Philippe, me të cilën krijoi edhe orën e parë të xhepit.
Ndërsa si 16 vjeçar ishte fatlum të marr pjesë në krijimin e orës prestigjioze “10 Jours Tourbillion” dhe ishte pikërisht kjo eksperiencë që e shtyu të mendo për të krijuar një “Tourbillion” të tij “kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme për mua, aty e kuptova që dua të krijoj “Tourbillion” tim, pasaj vazhdova mësimin duke punuar në kompani të ndryshme dhe në moshën 21 vjeçare e kisha mundësi të jem drejtues i një ekipi prej 15 orë punuesve dhe kjo më ndihmoj shumë të kuptoj edhe më mirë orët”
Si fëmijë gjithmonë e kishte ëndërr të ketë brendin e tij, dhe këtë e arriti në moshën 25 vjeçare, krijoi brendin “AkriviA”

Tashmë Rexhep Rexhepi është një prej njerëzve më të suksesshëm në Gjenevë, dhe padyshim një inspirim për të gjithë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
revistaporta.com


Leave a Reply