Kush më jep jaren nga Shkodra
T’i jap zemrës një zambak.
Kur rizgjohet ai Bikë Ndoja
Do t’u sjell Bunën me valë.
Do zgjoj lulet n’Tarabosh
N’Zall të Kirit do sjell yje.
Gjithë peshqit do trazoj.
Me një valle burrërie.
Do çel lulet në ballkone
Zemërdjegur nga sevdaja.
Kush më jep një jare Shkodre
Do i them si ështa parajsa.
Me njat frymë ardhë prej Shiroke
Në Parrucë do ftoj bilbilat
Kush më jep jaren nga Shkodra
T’i çel botës drandofilat.
Do ta marr një fjongo Drini
Ta dërgoj lart, në Kala.
Gemb më gemb çelka gëzimi
Për njat jare merrkam krahë
N’Bahçallkë do pres urime
Cep më cep me det arome.
Dhe nga varri do të ngrihem
Kur një jare do të zgjohet.
N’lagje t’Rusit do hap oda
Do t’u them një mijë bejte.
N’log të kangës vjen Bikë Ndoja
Paska sjellë amanete.
Të mos vyshket kurrë jarja
Si një gjeth i thatë te plepi
Të ketë shend pragu në darsma
Ta bekojë foshnjën te djepi.


Leave a Reply