Agim Gashit
Thrret sharkia nga Lipjani
Kërkon kanga në Drenicë
A po ndjen, o Agim Gashi
Çohu nga varri, mos rri shtrirë!
Thrret Kosova, kërkon Lokja
Dhe tupani po piskon
Rron një kangë nëpër kohëra
Nëpër shekuj ban kurorë.
Kërkon Sharri mjaltë kënge
Kur këndonte Agim Gashi.
Ti na mbete si zog ëndrre
Ku frymon në botë shqiptari.
Po të vjen një shi Prishtine
Si pikëlot që nuk mbaron.
Në ca udhë çiftelie
Ngrihet kulla dhe në shqotë
Nëpër udhët e kurbetit
Dhe sharkia po loton
Për ty thinjet valë e detit
Zë i shqipes shungëllon
Vetëm shpirti flet për dhimbjen
Vetëm ëndrra flet për jetën
Nëpër troje shqiptarie
Zëri yt lëshonte rrezen.
Një zambak që nga Prizreni
Do ta vëmë përmbi varr
Ty të kishim bacë kuvendi
Ty të kishim flamurtar.
Kishte mall për ty Gjakova
Me lot fshehur në Çarshi
Mbarë Reçaku dhe Kosova
Po ta puth atë sharki.
Tek ti pamë një ditë pasqyrën
Si të donim dheun, pragun
Të mos skuqim kurrë fytyrën
Kur me buzë t’puthim bajrakun.
O ju zana nëpër kroje
Prisni bardin bjeshkator
Ku veç shqip thërrasin trojet
Rron Agimi trimëror.
Korrik, 2017


Leave a Reply