Si po rend drejt shkatërrimit kjo fortesë legjendare e pashait të madh?Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, në qytetin e Gjirokastrës, Vladimir Qirjaqi, ajo që ka çuar në shkatërrimin e këtij monumenti me vlera të Nje nga portat e kalasejashtëzakonshme, është mangësia e sentimentit nga autoritet lokale të Tepelenës, ndaj këtij monumenti, apo edhe mungesa e kulturës. “Për mua këto janë arsyet që kanë çuar në këtë gjendje që ndodhet sot, i vetmi monument në qendër të Tepelenës. ku diksuh mendon se duke hedhur beton, apo duke bërë një lokal luksoz mbi këtë kala, ka realizuar diçka të mirë, për qytetin, tregtinë, biznesin…”, thotë për gazetën Qirjaqi. Megjithatë problemi mbetet i vjetër dhe i trashëguar. Qysh pas vitit 1990, ka nisur rruga e gjatë e shkatërrimit në këtë monumentkulture. Nga drejtuesit e qytetit të asja kohe janë lejuar të ndërtohen ndërtime, të cilat sipas ligjit për monumentet e kulturës, cilësohet të paligjshme. Janë ndërtuar shtëpi, janë prishur rrënojat e vjetra, dhe gjithçka prej asaj kohe ka ardhur në progres. Sipas Vladimir Qirjaqit, gabimi më i madh, i përket mungesës së orgaznizimit të strukturave. Por, sipas drejtorit të urbanistikës në këtë qytet, Bushi Memushi, qysh para vitit ’90, brenda në këtë kala dispononin rreth 75 ndërtime me leje. Ndërsa pas këtij përafërsisht numri i ndërtimeve të reja, pa leje, shkon në 15. E, kryetari aktual i bashkisë së Tepelenës, Xhafer Ruçi pohon se prej kohës që ai ndodhet në krye të këtij qyteti, nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim. E megjithse, të gjtihë e pohojnë se këto ngrehina janë të gjitha pa leje, asgjë nuk ëhstë bërë për të ndalur hovin e tyre, që po çon drejt rrënimit sarajet e pashait të madh.
Kur Ali Pasha, ngriti gurët e kalasë.
Ndërtimi Kalasë nga Ali Pashë Tepelena i përkasin fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX. Ishte fillimi i i shekullit të XIX kur Pashai i Janinës apo Ali Pashë Tepelena nis të mdërtojë rënojat e Kalasë paraturke, sarajet e tija, të viziturara në vitin 1809 nga Lord Bajroni. Në më pak se një dekadë Ali Pasha, i rrethon sarajet e tij, me një kala të re, e cila sipas një mbishkrimi në turqisht, të murosur në portalin e hyrjes lindore, përfundon së ndërtuari në vitin 1819. Kjo kala është quajtur kalaja e Ali Pashë Tepelenës, dhe ka një formë shumëkëndëshi të strëgjatur nga veriu. Muri rrethues ndjek bazën e shpateve të kodrës. Me përjashtim të anës perëndimore ku terreni zbutet për tu bërë rafsh me sipërfaqen e Kalasë. Lartësia e mureve të faqeve të dysta deri në 10 metra lartësi dhe pajisja e tyre me bedena , frëngji për armët e zjarrit dhe me vende të posaçme “Hund- hedhje” për derdhjen e lëngjeve të nxehta, shtonin fuqinë mbrojtëse të Kalasë. Të tri kullat mbulojnë krahët e të tri hyrjeve në anën perëndimore, jugore dhe lindore. Nga hyrjet më shumë kujdes i është kushtuar hyrjes lindore e ashtuquajtur “Porta e vezirit” ku ruhet edhe mbishkrimi që daton ndërtimin e kalasë.
Historia
Kalaja e Tepelenës, në Mesjetë shquhej për pozitëm e saj strategjike, duke vënë në kontroll lëvizjet nëpër rrugët, që vijnë njëra nga Gjiroksatra përgjatë luginës së Drinos dhe tjetra nga Nje nga kullat e kalasePërmeti, gjatë luginës së Vjosës. Periudhës para pushtimit turk, i përksain gjurmët më të lashta, të një vendbanimi të fotifikuar të kohës, para pushtimit turk. Këto gjurmë përfaqsohen nga trakte të shkëputur të murit rrethues, të cilët qarkojnë shpatin lindor të kodrës. Muratura e këtyre konstruksioneve është ngritur me gurë të rëndomtë të endoisur në shtresë të trashë llaçi e gëlqere. Perriudha e dytë e ndërtimit ka të bëj pikërtishtë me ndërtimin e kështjellës së vogël drejtkëndëshe e përforcuar me dy kulla rrethore në anën perëndimore të saj. Muri rrethues i rujatur në lartësinë 2-4 metra dhe gjerësi 1.5 metra është ngritur me muraturë ku dalloghet qartë dy teknika ndëritmi: teknika “Klausonazh” kryesishtë pjesën e poshtme të murit verior, kurse pjesët e tjera muri rrethues është ngritur me muraturë guri të vendosur në shtresë të bollshme llaci gëleqerorë. Ndërsa pranë hyrjes veriore së kështjellës janë zbuluar gjurmë murature me klausonazhtë të një minareje dhe një xhamije, të përfshirë në murin rrethues.
Drejtori Vladimir Qirjaqi
Si është gjendja e Kalasë së Ali Pashës sot?
Kalaja e Tepelenës është një monument fantastik dhe me një vlerë të jashtëzakonshme, që nuk ka të tjera në këtë qytet. Kalaja, është një rivalorizim i Ali Pashë Tepelenës. Ali Pasha ka lidhur një pjesë të madhe të historisë së mbretërimit, të veprimtarisë së tij, të lidhjeve të tij familjare dhe dashurive të tij. Kjo kala me një strukturë solide dhe me një organizim perfekt, pasi ka pasur brenda saraje, ka pasur garnizone, ambjente të një jete aristokratike, është dëmtuar shumë nga vjedhjet, grabitjet dhe nga ndërtime pa leje.
Pse ka arritur në këtë pikë shkatërrimi i këtij monumenti?
Mendoj se gjithçka ka lindur nga një mangësi sentimenti të autoriteteve lokale të qytetit Tepelenës, ndaj këtij monumenti, dhe gjithashtu nga një mungesë kulture dhe këto janë gabime të trashguara. Pas vitit 1990 janë bërë ndërtime pa, janë prtishur rënojat e vjetra, por një gabim i madh është mungesa e organizimit të strukturave. Është dëmtuar kulla qëndrore tek shëtitorja, e cila është transforumuar në lokal, janë ndëtuar shtëpia jashtë parametrave. Nuk është normale të hidhen soleta, dritaret prej druri të ndërrihen nga dritare duraliumini.Gurët e sarajeve, të përdoren për muret e kopshtit.Ky është një krim që i ka fillesat dhe ka gjetur portën e hapur nga bashkia e asaj kohe.
Nuk keni menduar një rrugë për ndalimin e këtyre ndërtimeve pa leje?
Tashmë sapo kam vendosur një ekspert, i cili do të na informojë për çdfo gjë të re, që mund të ndodh në këtë kala. Do ti kërkojmë policisë së ndërtimit të bashkisë së Tepelenës të ndërhyjëte ndërtimet pa leje dhe në bashkpëuinim me IMK-në do nisim të bëjmë disa rikonstruktime. Përse të mos krijohet një muze natyror i Ali Pashait, kur kemi një pjesë të jetës së tij brenda mureve të kalasë
http://tepelena.wikifoundry.com/page/Kalaja+e+Tepelenes


Leave a Reply