Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi shpalli zyrtarisht fitoren mbi grupin Shteti Islamik në Mosul.
Ai e bëri njoftimin të hënën, në një fjalim të mbajtur në televizionin shtetëror.
Dje, Kryeministri vizitoi qytetin e shkatërruar nga lufta, të cilin e quajti “qyteti i çliruar i Mosulit”. Disa banorë u mblodhën me gëzim rreth tij për të festuar.
Ndërkohë që autokolona e tij largohej, në qytet ende kishte luftime midis forcave të Irakut dhe militantëve të mbetur të IS-it. Betejat zhvilloheshin në lagje mjaft të ngushta, aq sa goditjet ajrore të koalicionit kundër objektivave të IS-it bënin që ndërtesat të dridheshin nga gjëmimet.
Ushtarët i përshkruan luftimet e fundit si më të ashprat në betejën me militantët e Shtetit Islamik. Ata kontrollin nëpër shtëpitë e banorëve ku militantët qëndronin të fshehur me xhaketa vetëvrasëse në trup.
Shumica dërrmuese e Mosulit kontrollohet tani nga forcat irakiane, ndërsa militantët janë të bllokuar brenda një zone të vogël. Ushtarët irakianë thanë se luftëtarët e mbetur janë fanatikë, shumica e tyre nuk janë irakianë, dhe në çdo betejë ata luftojnë deri në vdekje.
Burimi / Zeri i Amerikes


Leave a Reply