Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me denoncimin e bërë disa ditë më parë nga televizioni Klan, në lidhje me rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë. Tv Klan ka denoncuar procedurën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, si dhe faktet në lidhje me vlerën e investimit.
Mesa duket nënkryetari i PD nuk është dakord me investigimin e Tv Klan dhe në një sqarim të tij abuziv dhe krejtësisht klientelist të lidhur me interesat e tij korruptive në BSH, ka sulmuar Tv Klan, duke theksuar se po krahason patatet me qepët. Spaho në komentin e tij shkruan se 25 milionë dollarë pas 30 vjetësh janë 30 milionë euro, por në fakt edhe llogaritë si ekonomist i bën së prapthi.
Nënkryetari i PD sulmon Tv Klan dhe mediat, të cilat nuk po bëjnë gjë tjetër thjesht dhe vetëm po bëjnë detyrën e tyre për të bërë transparente një investim dhjetëra milionë dollarë në qendër të Tiranës, i lënë peng për shumë e shumë vite.
Spaho braktis fushatën dhe detyrën e tij politike për të sulmuar mediat në një moment mjaft delikat. Çfare e ka shtyrë nënkryetarin e PD të dalë në krah të Guvernatorit dhe të sulmojë televizionin më të madh në vend? Çfarë e lidh Edmond Spahon me BSH? Cilët janë gjurmët e korrupsionit të tij në atë institucion? A ka një aferë klienteslite në këtë reagim të Spahos?
CityNews po sjell më poshtë qëndrimin e plotë të nënkryetarit të PD dhe gjithashtu do të zbardhë të vërtetën për reagimin klientelist të Edmond Spahos kundër transparencës mbi një investim dhjetëra milionë euro.
Reagimi i plotë:
Po ndjek debatin qe po behet per rikonstruksionin e Hotel Dajtit nga Banka e Shqiperise. Me duket si gjueti shtrigash. Pa asnje argument dhe pa pare projektin nxirren konkluzione. Ne fundin e vitit 1993 firma shume e njohur franceze e ndertimit CBC krijoi ndermarrje te perbashket me Albturist per te rikonstruktuar kete hotel. Projekti i rikonstruksionit kushtonte rreth 25 milion dollare te cilet sot pas 30 vjetesh me ndryshimin e kursit te kembimit dhe kostove te ndertimit perkthehen ne rreth 30 milion euro. Projekti nuk u materializua per shkak te ngjarjeve te viteve 1996-1997. Nuk e kuptoj se perse 18 milion euro qenkan shume per te rikonstruktuar nje hotel me 120 dhoma dhe ambiente te tjera te tij? Si mund te krahasohet kosto e godines se Bankes se Shqiperise me koston e nje hoteli? Eshte si te krahasosh qepet me patatet./CityNews
Leave a Reply