Në emisionin e mëngjesit ‘Koha për tu Zgjuar’ të gazetarit Bashkim Hoxha, një qytetar nga Kuçova ka shprehur shqetësim për qentë e rrugës.
Qytetari ka thënë se çdo natë pas orës 12:00 vijnë maune plot qen të pavaksinuar nga e gjithë Shqipëria dhe nuk dihet fati i tyre, nëse ata vriten apo Kuçova është kthyer në një vend grumbullimi, shkruan Syri.net.
Sipas tij kjo kryhet në fshehtësi dhe ka alarmuar banorët e zonës, sepse rrezikojnë përhapje sëmundjesh.
Biseda:
Qytetari: Në qytetin tonë, vijnë çdo mesnatë makina nga ku sjellin qen rrugësh, dhe ky është një problem shumë i madh.
Bashkim Hoxha: ja keni shprehur shqetësimin kryetarit të bashkisë?
Qytetari: Ai fle gjumë gjithë kohës se i kanë hedhur valium.


Leave a Reply