Antare dhe simpatizante te shoqates tone,por drejtuar edhe mbare shqiptarve te besimit islam ju urojme muajin e shejte te Ramazanit.
Qofte nje muaj i gezuar per te gjithe ju,por dhe per te gjithe popullin shqiptar,ku do ku jeton e punon. Ne kete muaj ti leme hatermbetjet,inatet dhe cdo gje tjeter dhe te bashkohemi si nje trup i vetem,per te bere gjera me madhore ,per kombin dhe vendelindjen tone.
Qofte nje muaj sa me gezuar per familjet tuaja,per femijet dhe njerzitu tuaj me te dashur.Kjo muaj na kujton te gjithve,qe te jemi sa me human,me skamnoret,me komshiun,qe eshte me keq se ti,me femjet jetim,pa perkrahje.Ndaj gjejuni prane ne kete muaj te madherishem,sepse eshte koha qe ti ta besh nje veprim te tille,nese deri me sot nuk e ke bere. Jep nga vetja ,se zoti i madherueshem do ta shtoje pasurine,do te mbroje nga nje keqe qe do te kanoset.Beje se dhe shpirti yt do te jete me i qete.Kur gezon te varferin ,jeta te duket me e mire per ty o njeri qe ke sot,por mos kujto se do kesh perhere.
Ndaj te dashur shoke e miq ,kudo qe jeni ta kaloni sa me lehte sidomos per ato qe agjerojne ,nje argjerim te lehte. Urojme te jeni te gezuar ne kete muaj ,me familjen tuaj,me njerzit tuaj me te dashur.
Edhe nje gezuar Muajin e Madherishem te Ramazanit !
Me respekt
Kryesia e shoqates “Alba – Dansk”
Kopenhagen – Danimarke,me 27 maj 2017.


Leave a Reply