
Dje me daten 19 Janar 2017 , te dy perfaqesuesit e shoqates Alba –
Dansk ,kryetari i shoqates z. Arben Hoxhaj dhe sekretari i pergjithshen i saj z. Luigj Shkodrani bene nje takim ne komunen e Kopenhages ,per tu njohur me mire me programin e veprimtarive te kesaj komune per vitin 2017. Aty u diskutua dhe edhe per disa projekte te shoqates ,por dhe bashkepunime qe do te jene ne mes te shoqates dhe komunes. Te dy drejtuesit e shoqates u interesuan edhe per mundesite qe do te na krijoje komuna per ambjente ku shoqata do te organizoje aktivitet e tyre. Nga drejtuesit u mendua se ky ishte nje takim i frutshem ,qe hap perspektiva te reja edhe ne punen dhe aktivitetin e shoqates.
Me pas te dy drejtuesit e shoqates bene nje takim edhe me antarin e shoqates “Alba – Dansk ” z. Sabaudin Ibishi i cili revizor ne profesion. Ne kete takim me z. Ibishi te dy drejtuesit u interesuan per punen e ketij revizori dhe cila eshte puna e tij ne drejtim te lidhjeve me firmat shqiptare. Z. Ibishi tregoi rezultatet e tij te punes dhe komunikimin e mire qe kishte me shqiptaret edhe pse shqiptaret kane nje praktike me te gabuar ne drejtim te komunikimit me revizorin,nga qe ky eshte shqiptar dhe materialet ja dergojne ne momentin e fundit ,duke e detyruar ate qe te krijoje here pas here dhe stres te madh dhe jo vijushmeri te rregullt te punes ,duke krijuar ngarkesa nganjehere te panevojshme,nga neglizhenca e perfaqesuesve te firmave shqiptare.
Por njekohsisht me z. Ibishi u fol edhe per nje projekt te rendesishem qe kryesia e shoqates ka deshire te realizoje ne 6 – mujorin e dyte te vitit 2017. Eshte nje projekt i madh qe kerkon nje mbeshtetje dhe perkrahje dhe nga te tjere ,por fillimish u bisedua ne detaje si si do te realizohet ky projekt. Edhe z. Ibishi ishte shume optimist ,se ky projekt eshte nje projekt ne dobi te shqiptarve qe jetojne e punojne ne Danimarke ,ku do te beje prezent para institucioneve daneze,por para 156 shoqatave te huajve dhe te te gjithe ambasadave te pranishme ne Mreterine e Danimarkes,per ti treguar te gjithve,se kush jane shqiptaret dhe cila eshte historia e tyre.
Te tre se bashku vendosen qe te bejne projektin dhe fillimisht tja dergojne komunes se Kopenhages dhe pastaj te shohin se cila eshte ndihma e tyre dhe nese nuk do te mbulohen shpenzimet ,do ti drejtohen disa bisnesmeneve shqiptare per ta ndihmuar kete aktivitet te permasave te medha.
Ky ishte vetem takimi i pare ku u shtrua si plateforme e ketij projekti ,por qe te gjithe se bashku rane ne nje mendim ,se ky projekt eshte shume interesant ,por dhe i rendesishem per komunitetin tone shqiptare ne Mbreterine e Danimarkes.

U vendos qe sapo te kemi dicka te re nga palet do te bejne takime te tjera te ketij niveli .
Sektori i shtypit i shoqates “Alba – Dansk”


Leave a Reply