NGJARJE KRYESORE
BEJRUT/DAMASK/STAMBOLL/GJENEVË – Vijon ofensiva ushtarake e Turqisë në veri të Sirisë, në një moment kur Uashingtoni dhe Moska po shënojnë progrese për arritjen e një armëpushimi të ri në këtë shtet të shkatërruar nga lufta prej 5 vitesh.
ASCOLI PICENO (Itali)/ROMË – Shpallet ditë zie kombëtare në Itali pas tërmetit ku u regjistruan 284 të vdekur në pjesën qendrore të vendit. Ndërsa forcat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e qytezave të shkatërruara, ceremonitë funebre do të zhvillohen rreth orës 09:00 në Ascoli Piceno me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të shtetit.
Të Tjera
BRAZILIA – Vijon procedura për shkarkimin e presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff në Senat.
DES MOINES (SHBA) – Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump vijon fushatën elektorale në Iowa./
/v.b/


Leave a Reply