Policia e Romës ka arrestuar një shtetase rumune, 38 vjeçe, pasi ka droguar një të moshuar dhe e ka grabitur.Bashkëshortja e 66-vjeçarit ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të shoqit, i cili nuk kishte shkuar në shtëpi. Në fakt ai nuk ishte zhdukur, por ishte viktimë e një kurthi të organizuar nga prostituta, me të cilën kishte lënë një takim.
Si pasojë, rumunja ka përfituar dhe i ka hedhur drogë në lëngun e frutave, duke e trullosur dhe vënë në gjumë të thellë 66-vjeçarin. Më pas, ajo ka marrë portofolin dhe çdo gjë më vlerë që kishte i moshuari.
Burri është zgjuar pasditen e ditës së nesërme dhe ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Menjëherë ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin e vjedhjes.
Pas disa hetimeve, karabinierët kanë arritur të zbulojnë vendndodhjen e prostitutës. Tashmë ajo ndodhet në burg.
Leave a Reply