ITALI- Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Breshia një ditë më parë, ku një shqiptar mbeti i vrarë, mediat italiane kanë publikuar fotot dhe emrin e tij. Ai është shtetasi Dritan Mali, 37 vjeç.
Mali ishte rezident prej 20 vitesh në Itali, dhe ka ndërruar jetë pas një plage të shkaktuar nga goditjet me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në brendësi të banesës së tij në rrugën Prada të komunës së Vobanos, ku Dritani jetonte me bashkëshorten e tij Jerina Kumaraku, vëllain e tij Lulzim Mali 33 vjeç, e kunatin, vëllain e Jerinës, Laert Kumaraku, i cili jetonte me ta prej pak kohësh ende i papunësuar në Itali.
Sipas hetimeve të para të Policisë Italiane ka qenë pikërisht kunati i tij Laert Kumaraku i cili ka goditur me thikë Dritan Malin, pas një grindje të dhunshme brenda banesës. Por ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e kësaj ngjarje.


Leave a Reply