Historiani Jusuf Bajraktari paska thënë që e paska nënshkruar me qejf dokumentin për ta shpallur Fadil Hoxhën ‘Nderi Kombit’, nga Presidenti Nishani. Si është e mundur që Fadil Hoxha të shpallet ‘Nderi Kombit’?
Çka duhet ta shpallim Shaban Polluzhën?
Kush duhet të jetë ‘Mjerimi Kombit’?
Kush janë tradhtarët?
Si ndjehemi NE sot, nipat e luftetarëve të Shaban Polluzhës?!
Pas eleminimit të rezistencës në Drenicë, kishte ndodhur amnestia për ushtarët e Shaban Polluzhës që kishin mbetur të gjallë. Megjithatë, torturat dhe burgosjet kanë vazhduar edhe mëpastaj.
Gjyshërit tanë kanë ngrënë dy thasë krypë si pjesë e torturave për të dorëzuar armët, pas amnestisë së bërë nga Fadil Hoxha.
Njerëz shqiptarë,
A jemi sinqerisht në tokë të bukës?! Pa u përcaktuar për të keqën historike, nuk e gjejmë rrugën e drejtë për të ardhmen.
Një popull që jeton nën masa mashtrimi vazhdimisht, ia bënë vetvetës varrin, ia shaktërron vetvetës dinjitetin dhe unin, ia lidhë nyje mjerimin dhe nuk del kurrë në dritë.
Driton Smakaj
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply