
Të nderuar antarë të shoqatës Alba-Dansk dhe miq të saj ,kemi kënaqsin tju njoftojmë së jemi të ftuar nga Kryetari i Shoqates” Zenel Hasani” të Nerashtit , Z. Harun Musliu dhe kryesia e shoqatës, që të marrim pjesë në festën e organizuar me rastin e 25 vjetorit të krijimit të shoqates dhe të festojmë të gjithë së bashku dhe festën e flamurit.
DATE 5 .12 . 2015 ,DUKE FILLUAR NGA ORA 18.00
Festa organizohet ne adresen ; – Magleparken 5,2750 Ballerup
Në këtë mbrëmje do tju argëtojnë këngëtarja, Pandora dhe muzicienti ,Gazmend Shabani. Do të argëtoheni dhe do të shijoni një program të pasur artistik.
Një cerek shekulli kjo shoqatë ka dhënë për vetën e saj, por dhe për kulturën shqiptare këtu ne Danimarkë. Nderi dhe respekti për të gjithë ata që e kane formuar këtë shoqatë dhe që kanë kontribuar dhe kanë bërë gjëra të mira .
Arritjet janë të shumta por blerja dhe ndëritm i objektit është padyshim një vlerë jo vetëm për shoqatën por për gjithë komunitetin.
Ndaj të nderuar anëtarë ejani të bëheni pjesë e kësaj feste ,në kete pervjetor të shoqatës “Zenel Hasani ”
Ju presim ti bashkohemi këtij gëzimi dhe të behemi pjesë e tij.
Nga Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
Kopenhagë – Danimarkë , 27. 11 . 2015



Leave a Reply