Dje në mjediset e ” Kunstforeningen” në adresën – Gammel Strand 48 , Ambasadori i Shqipërisë z.Kastriot Robo dhe z. Teuta Robo organizuan një pritje me rastin e Festës së Flamurit. Ishin të pranishëm shumë dipllomatë të akredituar në Danimarkë ,miq danez ,shqiptarë me banim në Danimarkë dhe miq të ftuar nga shoqatat e shqiptarve në Suedi. Me këtë rast ishte shtruar një koktej me ushqime të ndryshme nga kuzhina shqiptare ,si dhe pije të ndryshme. Në këtë feste kishte përfaqësues edhe të mediave shqiptare dhe daneze. Aktivitetin e ndoqi dhe një ekip i RTV ZIK ,duke bërë regjistrimin e krejt aktivitetit ,duke rregjistruar dhe intervista të shumta më të pranishem në këtë festë. Fjalën e mirëseardhjes në këtë aktivitet e mbajti z. Kastriot Robo ,ku i përgëzoi të gjithë pjesëmarsit dhe i bëri një panoramë të shkurtë kësaj feste dhe me pas i ftoi të pranishmit të shikonin fotot e përzgjedhura për këtë aktivitet,foto nga më të ndryshmet dhe piktura ,që pasqyronin Shqipërinë nga veriu e në jug të saj.
Ky aktivitet kaloi në atmosfere të ngrohtë dhe miqësore. Të gjithë të pranishmit takoheshin më organizatorët e kësaj veprimtarie ,duke i përgëzuar ato për pritjen e tyre korrekte ,por edhe për guzhinen tradicionale .
Në fund të këtij shkrimi të shkurtër edhe unë dua të them ,se ja kalova shumë mirë dhe pata rastin të njihem dhe me shqiptarë që nuk kam patur rast ti takoj asnjëhere ,por edhe organizimi ishte i përkryer ,që në pritjen e Ambasadorit dhe bashkëshortes së tij ,me një kulturë dhe respekt dhe mund të them me pamëdyshje, që ky ambasador do të lërë gjurmë për mirë në këtë Komunitet të shqiptarve në Danimarkë. Është një ndër Ambasadorët që flet pak ,por që vepra e tij flet shumë. Vetë thjeshtësia e tij flet më shumë.
Uroj që të gjithë të shqiptarët qe kanë patur rastin të njihen nga afër me ambasadorin ,do të jenë në një mendje me mendimin tim të shprehur këtu.
Mirë u takofshim në aktivitete te tjera ,po kaq të bukura e kuptimplote.
Urime dhe gezuar për të gjithe shqiptarët ,Festa e flamurit .



















Luigj Shkodrani
Kopenhagën – Danimarkë , 27 – 11 – 2015


Leave a Reply