Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për ngacmimin seksual ndaj një 43-vjeçareje. Ilia Kordha, pronar i një agjencie funerale në Ksamil, është vënë në pranga mesditën e së shtunës në banesën e tij, në fashitin Çukë të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes B. Kryefamiljari i së cilës prej muajit janar qëndron i paralizuar. Duke u hequr si mik shtëpie, Kordha ka shkuar për vizitë në banesën e familjes B. dhe ka ofruar ndihmë duke i premtuar 43-vjeçares S.B se do e punësonte shumë shpejt në agjencinë e tij në Ksamil.
Pasi kanë mbaruar bisedën, Ilia Kordha është çuar për të ikur e deri tek dera e ka shoqëruar e zonja e shtëpisë. Pikërisht në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S.B drejt banjës duke e ngacmuar seksualisht dhe tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Rezistenca dhe thirrjet e 43-vjeçares S.B e kanë sprapsur Kordhën duke bërë që të largohet menjëherë nga banesa. 43-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga 52-vjeçarin Ilia Kordha nën akuzën e ngacmimit seksual.
http://www.albnews.al


Leave a Reply