
Te nderuar Shqiptare kudo ku jeni kushtojuni pak kohe ketyre fotove ,kjo eshte gjendja pas nje jave,ndaj mos rri fjetur ,kontribo edhte ti ,ne piken e grumbullimit me te aferm. Jep per vellezrit tane ne “Lagjen e trimave” ,beju tu qeshi fytyra atyre femijve qe u drejtohen sot psikologve,jepe ndihmen tende,se ato njerez kane nevoje sot me fort se kurre ,se jane ne qiell te hapur,ndaj ndihmo ti thuaj dhe shokut tuaj,mikut dhe komshiut tuaj. Te gjithe shqiptare ane e mbane botes po kontribojne qe tjua lehtesojne sadopak dhimbjen ketyre vellezerve qe sot jane ku therret kiameti… Shenimi im – Luigj Shkodrani)
__________________________________________________________
Shkatërrimi në Kumanovë në 19, gjegjësisht 27 pamje
Prej një jave opinioni po përpiqet të kuptojë çfarë ndodhi atë agim dhe gjithë ditën në një lagje të Kumanovës e banuar ngjeshur me shqiptarë. Gazetarë, analistë, politikanë – shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë – s’po i bien në fije kush, përse dhe si iu përvjel kësaj aventure të shtrenjtë.
Një gjë është e sigurtë: Në atë shesh të Kumanovës është luajtur një valle e rëndë. Atë që e belbëzojnë fjalët, përpiqen ta dëshmojnë imazhet. Një fotograf i pasionuar, Nagip Ismaili – Nagi, ishte aty dhe fiksoi për «dialogplus» disa pamje nga gërmadhat e kësaj valleje tragjike për t’i ofruar opinionit dromca nga ferri që kanë përjetuar banorët civilë të Lagjes së Trimave në Kumanovë pas aksionit të forcave speciale ndaj një grupi shqiptarësh të armatosur.
Thënia «Një fotografi flet më shumë se 1000 fjalë», merr kuptimin e saj në këto pamje. Imazhe nga Lagja e Trimave në Kumanovë nuk mëtojnë të japin sfondin zhvillimeve të para një jave në këtë vend, për të cilin deri para një jave nuk kishte dëgjuar askush në botë. Ato tregojnë në mënyrë origjinale kalvarin që ka kaluar popullata civile në këtë konflikt. Fotot nuk janë politike, as shqiptare dhe as shtetërore, as artistike, por dokumentare. Ato janë thjesht njerëzore.
Pamjet nuk rrëfejnë vetëm për atë që ka ndodhur, por edhe për pasojat e saj. Rebeshi i municionit, i cili për orë të tëra e kishte marrë fjalën para qyetarëve, politikanëve dhe aktorëve të tjerë që do të kishin mundur të shmangin këtë lojë të rrezikshme, ka lënë gjurmë jo vetëm në muret e shtëpive të banorëve të lagjes, por edhe në mendjen dhe shpirtin e tyre.
Njerëz të traumatizuar përpiqen të organizojnë jetesën e tyre edhe ashtu plot halle. Ata qëndrojnë të shtrirë me dergjje të ndryshme dhe i ankohen opinionit se tragjedia e tyre ende nuk ka mbaruar. Viktimat nuk po i viziton asnjë shërbim mjekësor dhe askush s’u thotë një fjalë të mirë për një të ardhme në paqë dhe dinjitet. Në veshët e tyre ende gjëmon municioni i shkrehur pa kursim.


























dialogplus.ch
V : O
Falenderojme z. Jamin Miftari per dergimin e ketij shkrimi ,se bashku me shume foto te bera ne “Lagjen e Trimave”


Leave a Reply