Informata e parë më erdhi nga shokët e Kumanovës në orën 5 të mëngjesit. Në atë kohe vetëm telefonatat e jashtëzakonshme vijnë, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Jam në vendin e ngjarjes… dhe ne të njëjtin njeri më paraqitet një njëri që mu drejtua: kryetar jam në vendngjarje të lutëm më ndihmo. Dhe unë përgjigjem: Po çfarë mund të ndihmoj. Pastaj ai më tha të lutëm më ndihmo se unë jam brenda këtu në luftime.
Hapna rrugë se kemi gabu dhe më kurrë nuk do ta bëjmë këtë gabim, o Ali Ahmeti qu në këmbë e hapna rrugën.
As nuk e pyeta as nuk u preznetu, po fliste qetë. Pas një ore thirri përsëri.
Dëgjo këtu, unë nuk mund t’i përgjigjem kërkesës tuaj për të hap korridor. Sepse mund t’u vras dikush, e nuk dua që në besë time t’u vras. E s’mundem t’i turpëroj as babë as babagjysh e as familjen time.
Ai pastaj tha tërhiqni të plagosurit. Unë u them se do të flas me OSBE-në dhe kam alarmu Ambasadën e SHBA-së dhe BE-së dhe kam kërkuar që ata të jenë në vend të ngjarjes.
Në ndërkohë kam biseduar me ekipin aty dhe iu them që të ikin në institucionet andej dhe përcillni këtë propozim: e para, njerëzit të mos vriten, nëse vriten nuk është mirë për asnjërën palë. Por, të gjejnë mundësinë e dialogimit dhe të shohim sa mund të shpëtojmë jetë njerëzish, ka thënë Ahmeti.
Ai tutje ka treguar se si është kontaktuar nga pjesëtar të Grupit të Armatosur derisa po vazhdonte lufta në Kumanovë.
Pas dy ore më ka thirr Nikolla Gruevski (kryeministri) e më pyeti çfarë mendon të bëhet. Unë i thash se planin e dorëzova dhe mendoj se mund të bahet. Ai tha se nuk besoj se ata dorëzohen.
Në ndërkohë ata më kanë dhënë sinjalet se ata do të dozohen. Dhe hyjmë në linja të drejtpërdrejta për procesin e dorëzimit. E them prapë se nuk e kam propozu unë , por ata vetë janë dorëzu. Dhe kalon lidhja nga OSBE-ja sepse nuk mund ta kryejnë si duhet. Dhe tani ajo kalon te Artani, dhe OSBE-ja linjen e ka laku tek Artani që ishte në ekipin tim.
Kur kanë dal, kanë dal veç 22 vet. Dhe kur kanë ardhë në seli, Artani, Abdylaqifi dhe kuptuan që janë dorëzuar 22 vet.
Pas 1 ore, bije një telefonatë, dhe Artani pyet: Pse more nuk u dorëzuat. Dhe ai ia ktheu “Aman na nxirrni nga këtu se u dogjëm të gjallë”. E pyetëm si quheni dhe më tha Muhamet Krasniqi, dhe jemi 4 vetë, ka të vrarë dhe një është vetëvrarë.
Ne bëmë përpjekje dhe filluam të kontaktonin me MPB-në. Dhe pas 1 ore, ramë në kontakt dhe OSBE nuk pranonte që të kthehej përsëri në vendngjarje. Dhe i shpreha qëndrimet e mija, dhe t’i shpëtojmë edhe këta katër.
SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply