Shen. im ( Eshte per tu habitur me keto Homoseksualet ne Shqiperi,po kerkojne te drejtat e lirite e tyre ,po cilet jane ato,sepse duhet te identifikohen e jo te dalin me gjyslyke dielli dhe me shpine te kthyer nga kamera. Si mund te kerkojne “anonimet” te drejta,kur nuk identifikohen. Thone qe persekutohna – Po per derisa je ti duhet ta pranosh kush je dhe jo te fshihesh dhe te kerkosh pastaj te drejta. Kerkojne te drejta se jane rregjistruar ne lista dhe jam i bindun qe edhe ata qe i kane rregjistruar nuk i njohin shumicen prej tyre. Qofsha i gabuar ne mendimin tim,por une shoh e degjoj cfare thuhet ne televizionet shqiptare,ku tre kater identifikohen e te tjere me syze dielli . Une nuk kam asgje me to ,ajo eshte zgjedhja e jetes se tyre,por duhet te dalesh hapur per ta thyer nje tabu,ndryshe nuk ke si kerkon te drejta nga erresira . (Luigj Shkodrani DK)


———————————————————-
Ilirian Agolli
Në Tiranë, veprimtarë të bashkësisë gay dhe lesbian protestuan sot para selisë së qeverisë, duke kërkuar ligje dhe masa shtesë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre njerëzore. Ata kanë krijuar disa organizata, për t’u mbrojtur nga diskriminimi i shoqërisë shqiptare.
Veprimtarë të shoqërisë civile nga organizatat në mbrojtje të të drejtave njerëzore zhvilluan sot një tubim proteste në sheshin para kryeministrisë për të përkrahur të drejtat e komunitetit lesbian dhe gay të Shqipërisë.
Organizatat LGBT I kërkuan qeverisë që të përmirësojë Kodin e Punës dhe ligje të tjera për t’i mbrojtur ata nga diskriminimi dhe përjashtimi social. Protestuesit deklaruan se të rinjtë shqiptarë gay dhe lesbian I diskriminojnë në shkolla, i dëbojnë nga shtëpia dhe dhunohen nga familjarët dhe të afërmit e tyre.
Në jo pak raste këta të rinj bien pre e dhunës, abuzimit dhe nuk u jepet mundësia për të jetuar të lirë dhe me dinjitet.
Protestuesit kërkuan ndihmën e qeverisë për të krijuar kushtet ligjore në dobi të tyre dhe të ndryshojë mendësinë, sipas të cilës shoqëria shqiptare nuk është gati të pranojë dhe të mbrojë të rinjtë gay dhe lesbian.
Ata kujtuan se shoqëria shqiptare është shumë e vonuar në masat që duhet të garantojnë barazi të plotë për personat LGBT. Gjatë dekadave të tranzicionit komuniteti gay dhe lesbian është një nga më shumë të diskriminuarit.
Numri i tyre është i konsiderueshëm, ndonëse për shkak të frikës dhe pasigurisë, ata nuk deklarojnë në anketa statistikore përkatësinë e tyre gjinore e seksuale.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply