
Në listën e gjatë të prononcimeve që janë bërë për situatën shumë të rëndë dhe kriminale të ndodhur në Kumanovë ,Alba-Dansk është pjesë e saj .Aty janë antarët tanë.Ata kanë famijlet dhe të afërmit . Kanë aty gjithshka të shtrenjt për ta. Kanë investuar mundin dhe gjakun e tyre dhe kanë vellezër dhe motra, shokët dhe shoqet . Dhe shqëtsimin në syte e tyre duhet qartë.Një shqetësim që e kanë pothuajse gjithë ata shqiptarë që ju dhimbsen humbjet e jetëve të të pafajshmëve dhe vazhdimi i të jetuarit në terr.
Një shqetsim njerzor dhe shumë i kuptushem . Një ndjenjë e përzier mes urrejtjes së tejskashme dhe kërkese për Drejtësi .Të ndodhur në një terr informativ të pazakontë ,ku përgjegësit bëjnë sikur nuk dinë gjë, ku kërkesa për drejësi është prezente .
Një drejtësi e munguar .Kanë dalë faket dhe argumenta që sot do të clirojnë opinion publik. Kërkesa nga pothuajse të gjithë.Disa me përmbajtje shumë diplomatike sa që thua se aty u zunë disa femijë rruge e Kumanovës. Dhe ata me deklaratat e tyre të duket sikur thonë kujdes se po u zunë fëmijët me pas zihen të mëdhenjtë. Kjo pjesë e deklaratave është e pështirë per vete ata që i shkruajnë dhe jo me për ata që i dëgjojnë dhe lexojnë .
Situata në Republikën e Maqedonisë kishte kohë që ishte agravuar.
Kur shteti në Maqedoni po publikonte thuaj dhe biseda të pa rëndeshme strukturat saj nuk din gjë për ate që po ndodhte. Ata të cilët paguhen nga taksapaguesit e R Maqedonisë kanë heshtur dhe sot e kësaj dite. Ata që nuk lënë vend pa dalë dhe deklarime pa bërë kur vjen puna për tu dukur dhe marrë meritat .
Sot është koha për drejtësi .
Historia na ka mësuar mire ”kokën e turkut” ¨, por dhe atë që bente dhe një kryeplak i humbur në një fshat kur shkonin njerzit të ankoheshin ju thoshte ”ti ke hak ai ka të drejt”
Sot është koha që antarët tanë të informohen . Qe komuniteti shqiptar të dije të vërtetën. Koha kur duhet të flasin ata që kanë përgjegësi .Ata të cilët duhet të dine se koha punon për demokracinë dhe për Europen , dhe jo për makinacione të ulta në kurriz të popullit të tyre.
Alba-Dansk do të jetë me ty Kumanovë. Përditë dhe ne kontakt të vazhdushëm . Drejtësinë mund ta vonojne por ajo do të vijë.
Për ty Kumanovë dhe për gjithë ata që duan atë.
SEKTORI I SHTYPIT
ALBA – DANSK


Leave a Reply