Të paktën 41 viktima dhe mbi 1 mijë vetë të plagosur
Një tërmet i fuqishëm goditi Nepalin sot paradite duke shkaktuar të paktën 41 viktima në vendin që ende po mëkëmbet nga tërmeti shkatërrimtar i gati tre javëve më parë.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme njoftoi se ka të patën 1 mijë e 100 vetë të plagosur.
Qendra amerikane gjeologjike tha se tërmeti me magnitudë 7.3 e kishte epiqendrën 80 kilometra në lindje të kryeqytetit Kathmandu.
Brenda një ore, gjashtë pasgoditje tronditën zonën me lëkundjen më të fuqishme të shënuar 6.3 ballë.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply