
Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri kërkon nga pushtetin maqedonas që të ndaloj dhunën dhe represionin ndaj shqiptarëve të Kumanovës.
Në reagimin e tij ai thotë se, në Ditën e Europës, pushteti maqedonas po tregon se është larg objektivave të Europës.
“Represioni maqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës së Karadakut, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm. Në përputhje me gjendjen e atjeshme, kam thirrur me urgjencë Këshillin e Lartë të menaxhimit të situatës të Komunës së Gjilanit. Kam marrë veprimet institucionale për përballimin e çdo situate për t’i dalë në mbështetje dhe përkrahje popullatës shqiptare, e viktimave eventuale si pasojë e represionit të forcave maqedonase. Apeloj për qetësi dhe ndaljen e çdo forme të represionit. Pushteti maqedonas u korit pikërisht në Ditën e Europës!”, deklaroi Haziri. (INA)


Leave a Reply