
Misioni i OSBE në Shkup ka arritur në Kumanovë për të vëzhguar nga afër situatën e rënduar dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve shqiptarë të lagjes së Trimave në këtë qytet.
Përfaqësuesit e OSBE-së thanë se së shpejti do të realizojmë një takim me përfaqësuesit e qeverisë maqedonase për të parandaluar këtë dhunë ndaj popullatës civile.
Qytetarët e revoltuar kërkuan nga ky mision që të ndihmojnë në ndërprerjen e këtij represioni ndaj popullatës shqiptare, përndryshe siç thanë ata do të marrin masa tjera për ti mbrojtur pragjet e shtëpive të tyre.
Ndërkohë, siç raporton reporteri i agjencisë së lajmeve INA nga terreni, pas largimit të qytetarëve shqiptarë nga zona e luftimeve, një numër i madh i forcave policore maqedonase janë drejtuar drejtë Kumanovës. (INA)


Leave a Reply