
( E plotësuar ) Nga përleshja e armatosur në Maqedoni raportohet për të plagosur dhe dëme të tjera.(FOTO/VIDEO)
Ndërsa asnjë informacion zyrtar nuk bëhet i ditur për të plagosur.
Jozyrtarisht nga informacionet jozyrtare dhe të lansuara nga disa media raportohet për 9 të plagosur.
Por akoma nuk dihet gjendja se cilat janë dëmet dhe a ka të plagosur në shtëpitë, ku policia ka shenjtëruar grupin e armatosur.
Një pjesë e të plagosurëve janë në Spitalin e Kumanovës, ndërsa autoambulancat janë parë edhe në drejtim të Shkupit.
Nga Spitali i Kumanovës theksojnë se ekipe të ndihmës së shpejt janë në terren dhe se nuk jepen hollësi për të plagosur.
Nën masa të forta policore janë hyrje – daljet e Qendrës Klinike të Shkupit. Mësohet se në këtë qendër janë sjellë policë të plagosur.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski në deklaratën e tij të dytë ka theksuar se janë ndërmarrë masat për asgjësimin e grupit të armatosur në Lagjen e njohur të Trimave në Kumanovë.
Ai theksoi se aksione është ndërmarrë pas informacioneve të siguruara operative për praninë e një grupi të armatosur.
Sipas tij, MPB apelon që qytetarët të rrijnë qetë. (INA)
Kumanovë, forcat policore kanë rrethuar disa shtëpi
Nga disa shtëpi po shfaqet tymi dhe zjarri në lagjen e banuar me shqiptarë në Kumanovë.
Bëhet e ditur për dy tre shtëpi nga ku po del tymi dhe raportohet për dëme të mëdha edhe në shtëpi tjera, informon INA.
Policia nëpër këtë lagje të njohur si Lagja e Trimave përmes megafonit po bën thirrje që qytetarët të mos dalin rrugëve. Nga rrjetet sociale informohet për të dhëna të ndryshme që nuk janë zyrtare.
Policia po vazhdon të jetë e pranishme me forca të mëdha në Kumanovë.
Nuk po lejohen ekipet e gazetarëve të hyjnë në këtë zonë.
Po ashtu banorët theksojnë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga plumbat dhe se ata janë strehuar në ambiente më të sigurta. (INA)
07:30 – Të shtënat sporadike vazhdojnë
Nga informacionet e fundit për INA bëhet e ditur se janë ndaluar të shtënat e fuqishme në Kumanovë, por ka disa të shtëna sporadike.
Banorë të lagjes së njohur të “Trimave” ku janë koncentruar forcat e mëdha policore deklaruan për INA se për momentin janë ndaluar të shtënat, por vazhdon prania e shtuar policore.
Mbi qiellin e qytetit, sidomos në këtë pjesë po fluturojnë helikopterë ushtarak dhe të policisë. (INA)
06:00 – Kumanovë, banorët informojnë për përleshje e armatosur
(Update) Nga informacionet e fundit për INA nga banorë lokal bëhet e ditur se ka përleshje të armatosur mes forcave policore dhe një grupi të armatosur. (FOTO/VIDEO)
Të shtënat janë sporadike gjatë orëve të fundit dhe se nuk akoma nuk ka asnjë hollësi zyrtare.
Nga pamjet në lagjen e njohur të “Trimave” apo rrugën “Tode Mendol” kryesisht të banuar me shqiptarë, janë të locuar krismat dhe operacioni.
Në disa shtëpi shihet edhe tymi dhe krisma të fuqishme.
Vazhdojnë të shtënat e fuqishme të armëve të llojeve të ndryshme në Kumanovë.
Siç bëhet e ditur nga INA të shtënat ndëgjohen në pjesën e qytetit mbi tregun, gjegjësisht në Lagjen e njohur të Trimave në Kumanovë.
Në këtë zonë ka forca të mëdha policore, që nuk lejojnë lëvizjen në drejtim të kësaj lagjeje.
Në Spitalin e Qytetit janë dëgjuar sirenat e autoambulancave dhe se nga shërbimi emergjent nuk japin hollësi.
Por nga ana tjetër, banorët pranë kësaj lagje dyshojnë edhe në persona të plagosur, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Deri tani nuk ka asnjë hollësi zyrtare lidhur me këtë aksion të gjërë në këtë pjesë të qytetit. (INA)
(INA)
05:45 – Të shtëna armësh në Kumanovë, forca të mëdha policore
Të shtënat po dëgjohen për rreth gjysmë ore nga ora 05.00 e mëngjesit, ndërsa nuk jepet asnjë hollësi zyrtare mbi këtë ngjarje që po shqetëson banorët.
Banorët e disa lagjeve informojnë për të shtënat e fuqishme, ndërsa kjo bëhet e ditur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.
Përveç krismave të armëve të ndryshme, edhe helikopterë lëvizin mbi qytet. Autoritetet zyrtare nuk japin asnjë informacion mbi ngjarjen, ndërsa nuk ka hollësi edhe nga mediat e tjera. (INA)


Leave a Reply