
“Qeverisja e re nuk do të ofrojë rend dhe ligj për vendin”. Qëndrimi vjen nga deputeti kosovar, Jakup Krasniqi, i cili ka folur për koalicionin PDK-LDK, në emër të NISMA-s.
Sipas Krasniqit, qeveria e koalicionit përbëhet nga njerëz me “moral të dyfishtë”, ndaj ajo nuk mund ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit e rendit.
“Qeveria e mirë nuk mund të vijë nga partitë që janë të përfaqësuar me njerëz me moral të dyfishtë: tjetër mendon, tjetër vepron. Mandatari e mbajti një fjalë të gjatë as në formë as në përmbajtje. Ky koalicion nuk garanton se në Kosovë do të ndërtohet shteti i së drejtës. Nuk do të ketë zhvillim ekonomik, nuk do të rishikohet privatizimi i kriminalizuar. Ky koalicion nuk ofron sundim të rendit dhe ligjit, është vazhdim me të vjedhurën”, ka thënë ai, shkruan “Express”.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply