
Dita e parë e punës për një shqiptar është kthyer në ditën e fundit të jetës së tij. Një 32-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali si pasojë e një aksidenti në minierë.
Kamioni me të cilin po punonte Lurand Llanaj, ka rënë në një greminë prej 30 metrash të pjerrët, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi e ka zënë kamioni poshtë.

Llanaj i cili sapo kishte arritur të paguante këstin e fundit për kamionin me të cilin punonte, kishte filluar punën në minierën e mermerit në Massa di Carrara.
Sipas hetimeve paraprake mësohet se 32-vjeçarit shqiptar i ishte fikur kamioni në një kthesë, dhe ai nuk kishte mundur ta kontrollonte dot. Bashkë me të ndodhej dhe një tjetër shqiptar por ai kishte mundur të largohej, duke u hedhur nga automjeti.

Shtetasi shqiptar jetonte prej kohësh në Itali së bashku me vëllain, Blerimin dhe mediet italiane e përshkruajnë si një njeri të përkushtuar ndaj punës, që punonte edhe 7 ditë në javë.
/Shekulli Online/E.H./


Leave a Reply