
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët e vendit dhe ka shprehur mirënjohje deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, në Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut,
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e 7 Shtatorit, Ditës së Kushtetutës së Kosovës, e cila njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut, thuhet në urimin e kreut të LDK-së. Siç e thoshte Presidenti Rugova, dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Me këtë Kushtetutë ka funksionuar një dekadë shoqëria dhe shteti i Kosovës. Sot, në këtë përvjetor, ne u shprehim mirënjohje deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët, në rrethana të jashtëzakonshme, e miratuan Kushtetutën në Kaçanik dhe e shpallën Kosovën Republikë”, ka thënë Mustafa.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply