
Aty ku flitet për futboll në mediat e huaja vëmendje kryesore zë fitorja e Shqipërisë ndaj Portugalisë. Mediat britanike, italiane dhe ato spanjolle i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë ndeshjes midis Portugalisë dhe Shqipërisë dhe paraqitjes së dobët të luzitanëve.
Kështu, faqja zyrtare e FIFA-s, si lajm kryesor të saj ka pikërisht fitoren e Shqipërisë me titullin “Shqipëria shokon Portugalinë”. Edhe në faqen zyrtare të UEFA-s i është kushtuar një vëmendje e madhe fitores së kuqezinjve.
Faqja e njohur sportive Goal.com shkruan “Portugalia vuan një humbje shokuese”, ndërsa britanikja Daily Mail shkruan “Portugalia shokohet nga Shqipëria”.
Gjithashtu The Guardian, Sky Sport, TuttoSport, ESPN, USA Today, Fox News, Reuters, Marca, AS, De Stardand, L’EQUIPE apo Die Welt janë vetëm disa prej mediave ndërkombëtare që kanë pasur në fokusin sportiv fitoren e Shqipërisë.
Sa i përket shtypit portugez, reagimet e tij ndaj skuadrës së Paulo Bentos kanë qënë të forta dhe kritikuese.
MAPO


Leave a Reply