
Një foto e Papa Françeskut me flamurin shqiptar ka bërë sot xhiron në rrjetet sociale dhe medie të ndryshme.
Në prag të vizitës së shumëpritur të Papës në vendin tonë, Ati i Shenjtë na ka entuziazmuar me këtë fotografi.
Bashkë me Papën kanë pozuar edhe dy motra kishtare dhe disa vajza të veshura me bluza kuq e zi.
Papa do ta vizitojë Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti dhe në kuadër të vizitës së tij të parë në vendin tonë, po zhvillohet një aksion i gjerë për rehabilitimin e infrastrukturës dhe forcimin e sigurisë.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply