
Qindra njerëz mendohet se mund të kenë vdekur, pasi militantët kryen një sulm në një qytet në verilindje të Nigerisë, duke u vënë zjarrin shtëpive dhe bizneseve, si dhe duke qëlluar me armë banorët, ndërsa ata përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit.
Zyrtarët lokalë thonë se militantë të dyshuar të grupit Boko Haram hynë me forcë në qytetin Gamboru Ngala, në kufi me Kamerunin.
Sipas njoftimeve, mbi 250 shtëpi, tregu më i madh i qytetit dhe një stacion policie u shkatërruan.
Ndërkohë, ushtria amerikane po siguron hollësi për një ekip ekspertësh që janë nisur për në Nigeri, për të ndihmuar me kërkimet për 276 vajzat e rrëmbyera nga grupi Boko Haram.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren, thotë se ekipi amerikan do të mbërrijë në Nigeri pas disa ditëve.
Zoti Warren tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke shqyrtuar një operacion ushtarak për shpëtimin e vajzave.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply