
Diten e diele ne trasmetimet e programeve ne gjuhen shqipe te radio Projekt 21 ne Kopenhagen te Danimarkes ,radio qe tashme ka bere nje emer te mire ne te gjithe diasporen ,por edhe ne vendlindje. Ajo po kontribon ne aksione te ndryshme humanitare duke derguar ndihma per familjet e deshmoreve,por dhe familje me gjendje ekonomike jo te perballueshme.
Por shkrimin tone sot do ta fukusojme tek ajo suprize qe ju be bashkeatdhetarit ,njeheresh edhe sekretar i Shoqates “Alba – Dansk , Luigj Shkodranit ,duke i bere nje pronovim te librit te tij te fundit “Porta e Shpirtit “. Libri kishte kohe qe kishte dal nga shtepia botuese,por autori vetem e kishte percjelle ate tek disa shoke dhe miq te tij. Duke pare qe sot mundesite per te fituar nga botimet e librit jane shume te pakta, autori me ndihmen e nje miku te tij ne Suedi ,shkrimtarit dhe poetit Remzi Basha, qe eshte sponsori i dy librave te tij , “Nje poezi per ty” dhe “Porta e Shpirtit”dhe te botuesit Baki Ymeri ,bene te mundur daljen ne botim te ketyre dy librave me poezi te Luigjit.
Drejtori i Radio Projektit 21 ,z. Havzi Sulejmani i njohu degjuesit me nje liber te ri te botuar nga bashkeatdhetari me banim ne Danimarke Luigj Shkodrani,njeheresh dhe Sekretar i shoqates tashme te njohur per aktivitetet e saja “Alba – Dansk” , gazetar por tani dhe poet .
Nder te tjera ai tha: – Qe ishte nje suprize per mua renia ne dore e ketij libri te Luigjit ,sepse Luigji ka shkruar shume poezi per emisionin “Femijet ne Eter”,qe per vite me radhe eshte trasmetuar ne kete radiostacion shqip. Luigji pergatiste poezi per kete emision ,ku poezite e tija i recitonte djali i tij ,pothuajse ne cdo emision te femijeve. Keto poezi por dhe shume poezi te tjera qe Luigji ja kushton Shkodres se tij,prinderve qe tashme ata nuk i jetojne dhe familjes se tij, por dhe shume shokeve dhe miqve te tij, njerzve human dhe veprimtare te njohur qe Luigji ka patur kontakte me to e te gjitha keto ,sot jane ketu para meje te botuar ne nje liber te vetem,qe me eshte bere dhurate nga vete autori i librit.
Me pas ai lexoi pjese te ndryshme nga parathenia e librit dhe disa poezi nga ky liber. Per degjuesit ai lexoi nje leter private te autorit qe ishte derguar derguar personalisht atij ,per ndihmen qe radio Projekti 21 dhe ne menyre te vecante z. Havzi Sulejmani (Xhaxhi) i ka dhene autorit dhe familjes se tij ne fillimet e vendosjes ne Danimarke dhe pas nje tragjedie qe pesoi kjo familje,ku shteti danez donte ti kthente pas ,por ne ate kohe me nderhyrjen e Radio Projektit dhe drejtuesve te saj ,qe vune ne levizje median shqiptare dhe ate daneze qe kjo familje te qendronte ne Danimarke. Dhe fale artikujve qe u botuan ,qe nje merite te madhe ne kete drejtim kishte z. Havzi Sulejmani ,sepse fjala tij shkoi atje ku duhej dhe familja mori leje qendrimin ne kete shtet.
Ne bisede te drejtperdrejte me degjuesin, Luigji tregoi fillimet e tij te poezise dhe arsyen perse libri titullohej “Porta e Shpirtit” . “Porta e Shpirtit “, kuptohet – tha , ne biseden e tij Luigji , – eshte nostalgjia e vendelindjes sime, Shkodres qe me mungon shume ketu por per arsye te rendesishme ,mu desh te ja kthej shpinen asaj. Titulli ka te beje ,ne kuptimin figurativ per shume porta ,eshte porta e shqiptarve qe na priten ne familjet e tyre,eshte “porta” e radio Projektit 21 ,qe i dha mundesine autorit te jetoje se bashku me familjen ne Danimarke,por eshte “porta” e shqiptarve humane , qe jetojne e punojne ne kete shtet Skandinav. Pra “Porta e Shpirtit ” ka nje kuptim te gjere. Ndaj ky liber eshte nje falenderim per Havziun ne radhe te pare ,por dhe per te gjiithe ata shqiptare te mire qe i qendruan prane autorit ne momentet me kritike. Luigji falenderoi edhe shoke e miq te tjere qe ju gjenden prane ne ate perudhe te veshtire . Ai nuk e quan privilegj qendrimin ne vend te huaj,kjo eshte nje sakrifice e bere,sepse shkaqe te forta e bene ate qe te largohet nga vendlindja e tij e dashur. Ai brenda shpirtit vuan dhe kete vuajtje e shpreh me se miri ne poezine e tij dhe lexuesi kete e kupton mjaft mire ,duke lexuar poezine e ketij autori.
Me pas Havziu i beri nje permbledhje te shkurter ngjarjeve te atyre viteve,por dhe takimet e tija me familjen e Luigjit,me prinderit qe e vizituan ate . Babai i tij dha nje interviste per degjuesit e radio Projektit 21,ne ato vite,por njekohesisht ai foli pak edhe per vizitat e asaj kohe ne familjen e Luigjit dhe luften e tij te madhe me shoke e miq qe te mundesonin qendrimin e kesaj familje ketu.
Biseda vazhdoi e kendshme nga te dy krahet ,por me pas autori foli edhe per planet e tij ne te ardhmen,ne krijimtari,por edhe ne detyren e sekretarit te shoqates “Alba – Dansk” ,si dhe te bashkepunimit te shoqates me radio Projektin 21 ne nje projekt qe me vone do te behet i ditur.
Ne perfundim drejtuesi i radio Projektit 21 ,falenderoi autorin e librit ,duke i premtuar qe radio Projekti 21 ,do te jete gjithmone ne mbeshtetje te krijuesve letrar dhe jane te mirepritur te gjithe te bejne pronovime te tilla ne kete radiostacion shqip ,qe eshte zeri i fuqishem i shqipetarve jo vetem ne Skandinavi ,por edhe ne Diaspore dhe vendelindje .
Autori i Librit Luigj Shkodrani falenderoi drejtuesit e radio Projektit 21 dhe z. Havzi Sulejmanin per kete suprize te bukur qe ju rezervua nga ana e tij ne kete fillim pranvere dhe premtoi, se pena e tij nuk do te pushoje se shkruari per asnje cast per njerzit e mire dhe per ato qe me humanizmin e tyre bejne pune te medha .
Ne i urojme suksese Luigj Shkodranit ne Librin e tij ” Porta e Shpirtit ” qe u pronovua nga radio Projekti 21 ,por dhe ne librin tjeter ” Nje Poezi per ty”,duke shpresuar se me botime dhe pronovime te librave te tjere do te njihemi ne te ardhmem .
Nga kryesia e Shoqates” Alba – Dansk”
Sektori i shtypit


Leave a Reply